Thaçi bie ndesh me SHBA-të: Ja si e donte tranformimin e FSK- së në Ushtri sekretari amerikan

Politika

Thaçi bie ndesh me SHBA-të: Ja si e donte tranformimin e FSK- së në Ushtri sekretari amerikan

Më: 8 mars 2017 Në ora: 14:10
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James N. Mattis

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi me vendimin e tij për të rritur kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës pa ndryshime kushtetuese, por vetëm përmes ndryshimit të ligjit, bie ndesh me atë që e kishte theksuar sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James N. Mattis, në një raport që e kishte përgatitur me shkrim për Senatin Amerikan.

Ishte publikuar para më shumë se një muaji këtë raport të njeriut numër një të Pentagonit, i cili ndër të tjera ka theksuar se “Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale, një zhvendosje e cila do të kërkonte ndryshime kushtetutore me mbështetje parlamentare”.

Mirëpo, ditën e djeshme kur presidenti i vendit Hashim Thaçi e bëri publik këtë hap për formimin e Ushtrisë së Kosovës, tha se këtë veprim ishte i detyruar që ta ndërmerrte për faktin se serbët kanë paralajmëruar tashmë votën e tyre kundër.

Media edhe njëherë ja u sjell raportin e plotë të sekretarit amerikan Mattis, ku flet për Ushtrinë e Kosovës:

* Përafërsisht 650 trupa amerikane kanë mbetur në Ballkan si pjesë e KFOR-it, i cili së pari u vendos në vitin 1999, dhe sot përbëhet nga një personel prej 4.600 pjesëtarve nga 30 shtete. Çfarë përpjekjesh të mëdha mendoni se kërkohen në mënyrë që të reduktohet edhe më shumë apo të eliminohet prezenca e SHBA-së dhe NATO-s në Kosovë?

 James N. Mattis: Kosova është një shembull se çfarë ndodh kur komunteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Amerika, angazhohet për të mbrojtur interesat dhe vlerat e saj.

Në përgjithësi, do të rekomandoja reduktimet konform me situatën e sigurisë në terren, por mënyra si e kuptoj, është se aktualisht, KFOR-i është vendimtar në sigurimin e stabilitetit në rajon.

Për më tepër, para se të jetë i arsyeshëm reduktimi i prezencës së trupave ushtarake amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale, një zhvendosje e cila do të kërkonte ndryshime kushtetutore me mbështetje parlamentare.

*Sipas mendimit tuaj, a mund të luajë Bashkimi Europian një rol më të rëndësishëm në Kosovë?

James N. Mattis: Po. Përpjekjet e BE-së janë esenciale në zhvillimin ekonomik dhe politik në Kosovë si dhe për stabilitetin e saj, dhe përfshirja më e madhe e saj duhet të inkurajohet.

Ajo tashmë luan një rol të rëndësishëm në Kosovë duke udhëhequr normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut Beograd-Prishtinë. Dialogu lejon të dy shtetet të ecin para me plane për anëtarësim në BE, me mirëkuptimin se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit.

Gjithashtu, Bashkimi Europian ndihmon duke kontribuar në stabilitetin e Kosovës përmes Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat