Presidenti Thaçi sulmon LDK'në, pse në vitin 2014 nuk u bë ushtria

Politika

Presidenti Thaçi sulmon LDK'në, pse në vitin 2014 nuk u bë ushtria

Më: 10 mars 2017 Në ora: 20:47
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila sipas tij më 2014, pamundësoi bërjen e ushtrisë së Kosovës.

“Në shkurt të vitit 2014 e kemi arritur pajtueshmërinë edhe me NATO’n edhe me SHBA’në për të kaluar FSK në Forca të Armatosura të Kosovës përmes procesit të ndryshimeve kushtetuese.

Dhe të gjithë jemi dakorduar që kjo të ndodh si partnerë të koalicionit, madje edhe 25 deputetë të komuniteteve të ndryshe duke përfshirë serbët dhe komunitetet tjera, janë pajtuar që të votojnë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. 

Në atë kohë kam qenë Kryeministër  Për fat të keq subjekte të caktuar politik për interes të ngushtë politik e elektoral duke iu frikësuar fitimit të poenave politik të ndokujt kanë kërkuar që kjo çështje të shtyhet për pas zgjedhjeve 2014.”,tha Thaçi në ‘Debat’ të RTK’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat