Agim Veliu: S’e marrim si kërcënim deklaratën e Thaçit

Politika

Agim Veliu: S’e marrim si kërcënim deklaratën e Thaçit

Më: 10 mars 2017 Në ora: 21:15
Agim Veliu

Deklaratën e Thaçit për formimin e ushtrise, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se nuk e konsiderojnë si kërcënim ndaj LDK-së, sepse nuk janë kundër transformimit të FSK-së në forcë ushtarake, por kjo sipas tij nuk duhet të bëhet me deklarata pompoze.

Veliu për Rrokum është shprehur se LDK dhe të gjithë duhen të bashkëpunojnë me SHBA-në dhe NATO’n që të formohet një ushtri që do të jetë e zoja t’i përfundojë detyrat e saj në koordinim me mekanizmat ndërkombëtare.

“LDK nuk është ulur të diskutojë këtë situatë ende, por mendoj se gjithsesi duhet të ecim bashkërisht me SHBA dhe NATO’n”, ka thënë Veliu.

Sipas Veliut, ne zgjedhjet e ardhshme, LDK do të dalë fituese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat