Haki Abazi tregon kush do e shpëtonte nderin e luftës së UÇK-së

Politika

Haki Abazi tregon kush do e shpëtonte nderin e luftës së UÇK-së

Më: 11 mars 2017 Në ora: 00:50
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike Haki Abazi thotë se largimi i Thaçit dhe i Klanit Pronto do e shpëtonte pavarësinë dhe nderin e luftës së UÇK-së.

“Largimi i Hashimit dhe KLANIT Pronto e shpëton pavarësinë, nderin e luftës se UCK dhe hap dyert për integrime Euro-Atlantike. Nuk ka shtetësi e as shtetnderitim pa sundim te ligjit. PRONTO është jashtë ligjit ashtu siç është SHIK dhe forcat paramilitare te saj. Krijimi i Ushtrisë me ligj nëpërmjet Kuvendit është provokim i dëmshëm për Kosovën dhe vet aktit te formimit te ushtrisë, largim i vëmendjes nga dështimet e njëpasnjëshme dhe tentim i kaosit para gjykatës speciale për te dërguar njerëz te pafajshëm atje. Ky veprim kryeneç e i pamatur e dëmton vendin dhe kushtetutën dhe le pasoja duke e futur ne rruge pa koke gjithë procesin e shtetnderitmit”, . ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat