Gjykata Speciale “vret tradhtarët”

Politika

Gjykata Speciale “vret tradhtarët”

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 14 mars 2017 Në ora: 18:26
Selia e Gjykatës Speciale

Të hënën Kosova u trondit nga një atentat kundrejt avokatit Azem Vllasi. I dyshuari, Murat Jashari, i cili  tashmë ndodhet në kushtet e arrestit, mësohet se në polici, ka zbardhur skemën e një grupi kriminal, i cili kishte në listë, vrasjen e disa zyrtarëve të lartë të Kosovës, ndërmjet tyre edhe Kryeministrin  Isa Mustafa, Presidentin Hashim Thaçi si dhe  Kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Mirëpo zyrtarisht nga organet e policisë, Prokurorisë, apo dhe AKI –së, ende nuk ka ndonjë version zyrtarë, por  nga ana tjetër përfshirja e AKI-së, në arrestimin e Murat Jasharit dhe të autorit tjetër, ngre dyshime dhe mbi  versionin e eliminimit të zyrtarëve të lartë. Një tjetër pistë që qarkullon në lidhje me këtë skenar është ajo e Gjykatës Speciale.  Në këtë kuadër ka zëra, se Kosova do të përfshihet nga turbullira, në mënyrë që disa zyrtarë të shpëtojnë nga Gjykata Speciale.

Risjellim në vëmendje, se pak ditë më parë humbi jetën në një aksident vajza e ish luftëtarit të UÇK –së, Bleranda Curri. Pas aksidentit qarkulloi versioni se gjithçka kishte lidhje me Gjykatën Speciale.  

Bedri Curri i vrarë më 21 prill të vitit të kaluar me një plumb në kokë, dyshohet se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat