Kjo është letra e Thaçit drejtuar shefit të NATO-s: Nuk e pyesim Serbinë për ushtrinë

Politika

Kjo është letra e Thaçit drejtuar shefit të NATO-s: Nuk e pyesim Serbinë për ushtrinë

Nga: P.R Më: 15 mars 2017 Në ora: 16:15
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmes një letre drejtuar shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nisa e tij që ta transformojë FSK-në në Ushtri nuk mund të konsiderohet unilateral, sepse sipas tij opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar është në dijeni që për tre vjet me radhë është duke punuar në këtë drejtim.

“Siç jeni të njoftuar, dje i kam dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën shkurtimisht kam paraqitur të gjitha argumentet kushtetuese, ligjore dhe politike për domosdoshmërinë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës dhe kam shpjeguar pse ky transformim duhet të ndodhë pikërisht tani{, ka shkruar Thaçi përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Siç jeni të njoftuar, dje i kam dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën shkurtimisht kam paraqitur të gjitha argumentet kushtetuese, ligjore dhe politike për domosdoshmërinë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës dhe kam shpjeguar pse ky transformim duhet të ndodhë pikërisht tani.

Ky transformim nuk mund të konsiderohet unilateral, sepse opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar është në dijeni që për tre vjet me radhë jemi duke punuar në këtë drejtim.

Ky veprim do të mund të konsiderohej i njëanshëm vetëm në rast se dikush nga bashkësia ndërkombëtare aludon që Kosova duhet të marrë leje nga Serbia për vendimet e saj sovrane.

Më lejoni të jem i qartë: kjo nuk do të ndodhë.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë në versionin shqip që ia kam dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. HTH

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat