Gjykata Speciale “zbret”, në Kuvend

Politika

Gjykata Speciale “zbret”, në Kuvend

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 15 mars 2017 Në ora: 17:02
ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur t`i mbledhin nënshkrimet e mjaftueshme, për t`a futur në rend dite të seancës së ardhshme, propozimin për diskutimin e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale.   

Kështu ka bërë të ditur për gazetën “Bota sot”, Bislim Zogaj, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.   Deputeti Zogaj, e ka konsideruar si të arsyeshme iniciativën e shoqatave të familjeve, që kanë pësuar gjatë luftës, për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.  

“Sa i përket këtij ligji, realisht, kur është votuar në Kuvend unë nuk kam qenë deputet. Përndryshe, për mua edhe atëherë ka qenë e paarsyeshme që të votohet një Gjykatë, e cila bën selektim të njerëzve, pra kjo Gjykatë që nga fillimi është bërë vetëm për shqiptarët. Kjo gjë për mua ka qenë e padrejtë dhe iniciativa dhe kërkesa e shoqatave dhe familjeve, që kanë pësuar më së shumti gjatë luftës, që është bërë përmes Naitit ka qenë e pranueshme edhe për mua. 

Kësaj, iniciative i kam bashkuar edhe unë. Vendimi im për t`iu bashkuar kësaj iniciative, është sepse duhet të jenë të barabartë edhe serbët edhe shqiptarët”, ka thënë Zogaj.  Ai ka theksuar,  se Kuvendi do të jetë i detyruar me anë të rregullores që ta fus në rend dite propozimin për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.  “Po shpresoj se Kuvendi do të jetë i detyruar, sepse me rregullore është që me kërkesën e 6 parlamentarëve duhet të futet si pikë e rendit të ditës. 

Besoj se te shumica e deputetëve kemi gjetur përkrahje. Më kujtohen debatet që janë zhvilluar, në kohën kur është votuar ky ligj, por edhe më shumë është ashpërsuar situata me sjelljet e Serbisë. Me gjithë ato vrasjet që ka bërë në Kosovë dhe në vend se të kërkoj falje, ajo po e mban  nën presion dhe po e pengon Kosovën në ecjen përpara”, është shprehur Zogaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat