Në lista të veteranëve, ka njerëz që i shërbyen serbëve

Politika

Në lista të veteranëve, ka njerëz që i shërbyen serbëve

Hava Orana Nga Hava Orana Më 15 mars 2017 Në ora: 17:15
Xhevdet Qeriqi

Veteranët e UÇK-së po përgatiten për një protestë të radhës e cila do të mbahet brenda një të ardhme të afërt. Këtë e ka deklaruar Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së. Qeriqi ka folur rreth listave të veteranëve dhe ka thënë se ato lista janë fryrë nga komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranit. Poashtu ai ka thënë se i njeh me emër e mbiemër njerëz që nuk kanë qenë në luftë dhe gëzojnë statusin e veteranit. Ai ka folur edhe vizitën e Presidentit Hashim Thaqi tek memorialet serbe, duke thënë se vizitat e tilla të presidentit nuk i bëjnë nderë as atij dhe as  veteranëve.

Bota sot: Ju keni deklaruar se Gjykatës Kushtetuese i kanë mbetur edhe pak ditë për ta marrë vendimin lidhur me ndryshimet e fundit ku u kategorizuan veteranët, a prisni të merret një vendim i tillë brenda këtyre ditëve?

Xhevdet Qeriqi: Po ne qysh në fillim i kemi kundërshtuar, këto ndryshime ligjore dhe nuk jemi pajtuar, sepse me këto ndryshime po bëhet përçarje në mes të veteranëve. Fatkeqësisht këto ndryshime kanë gjetur mbështetjen e deputetëve dhe si të  tilla kanë kaluar, më pas ky ligj është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga partitë politike opozitare. Të  njëjtën gjë kemi dashur ta bëjmë edhe ne mirëpo, pasi u dërgua nga opozita, nuk e kemi parë të rrugës që edhe ne ta dërgojmë të njëjtin në Gjykatë, sepse pas shqyrtimit do të ishte e njëjta përgjigje, kështu që kemi pritur që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë këtë ligj dhe të dalë me një vendim, mirëpo me gjasë kjo gjykatë nuk do të merret fare me këtë lëndë, dhe me këtë na bën që të bindemi edhe më shumë se drejtësia në Kosovë kontrollohet nga politika. Në bazë të asaj që kemi kuptuar Gjykata Kushtetuese, për çdo lëndë që deponohet aty për vlerësim duhet të kthej përgjigje në një afat brenda 60 ditëve, e me gjasë nuk do të ketë asnjë përgjigje sepse tashmë po bëhen dy muaj edhe ky institucion po hesht.

Bota sot: Cili është veprimi i radhës që do të ndërmerrni, nëse nuk merret ky vendim?

Xhevdet Qeriqi:  Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me veteranët e UÇK-së dhe pakënaqësitë janë shumë të mëdhaja rreth kategorizimit të tyre. Çdo ditë marr ankesa dhe kërkesa të ndryshme rreth padrejtësive që po u bëhen, dhe duke i marrë parasysh shqetësimet e tyre, ne do të fillojmë përgatitjet për protestën që do të ndodh në një kohë jo të largët.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat