Ministret Bajrami dhe Ahmetaj bisedojnë për bashkëpunim

Politika

Ministret Bajrami dhe Ahmetaj bisedojnë për bashkëpunim

Më: 15 mars 2017 Në ora: 18:35
Hykmete Bajrami dhe Mimoza Ahmetaj

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim Ministren e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ku temë diskutimi ishte koordinimi ndërinstitucional në përmbushjen e objektivave të Qeverisë së Kosovës lidhur me agjendën e integrimeve evropiane.

Siç njofton MTI, ministrja Bajrami e informoi Ahmetajn lidhur me angazhimet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) sa i takon zbatimit të programeve që ndërlidhen me integrimet evropiane, sikurse Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Agjenda e Reformave Evropiane. Po ashtu, Bajrami theksoi se deri tani MTI-ja ka bërë një punë të mirë në arritjen e objektivave që bien në mandatin e saj dhe u zotua se të gjitha obligimet lidhur me agjendën evropiane që janë në kompetenca të MTI-së do të zbatohen me sukses.

Nga ana e saj, ministrja Ahmetaj falënderoi Bajramin për bashkëpunimin e deritanishëm institucional dhe tha se Ministria e Integrimeve Evropiane (MIE), do të ofrojë mbështetje dhe bashkëpunim për të gjitha institucionet e vendit, me qëllim të ngritjes në nivel sa më të lartë të koordinimit institucional në funksion të avancimit sa më të shpejt të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat