Enver Shala: E çuditshme “zhurma” për plagosjen e Vllasit dhe heshtja për vrasjen e Elvis Pistës

Politika

Enver Shala: E çuditshme “zhurma” për plagosjen e Vllasit dhe heshtja për vrasjen e Elvis Pistës

Më: 15 mars 2017 Në ora: 20:29
Enver Shala dhe Elvis Pista

Dhe kjo e ka çuditur mjaft shumë anëtarin e kryesisë së Nisma për Kovoën, Enver Shalën.

Shala thotë se është e çuditshme sipas tij se si është zbuluar menjëherë rasti i Azem Vllasit nga policia dhe AKI, kurse për rastin e e Elvis Pistës nuk është bërë asgjë.

Ai ka kërkuar që sa më shpejt të zbulohet vrasja e Elvis Pistës.

Postimi i Enver Shalës:

U bën ca vite dhe ende nuk u zbardh rasti i Elvis Pistes,vij nga i njëjti qytet i Rahovecit dhe me bëri përshtypje shkrimet dhe te gjitha portalet qe 2 dit nuk ndalen së shkruari për rastin e Azem Vllasit. Edhe pse kam qen dhe jam dhe do jem kundër qdo vrasje me tentativë dhe prapavijë. Mirë shumë që shpejt u zbulua rasti i Azem Vllasit skam asgjë kundra por pyes veten shpesh herë, a s’paska pas në atë kohë as Polici as AKI që rasti i Elvis Pistës të zbardhet? Një do ishte shumë me rëndësi, zbardhja e tij karshi familjes së te ndjerit, por edhe për qytetin e Rahovecit do ishte një lehtësim. Edhe pse në kohën e Azem Vllasit ishim shumë të burgosur politik në mesin e tyre isha edhe unë, prapë se prapë skam asgjë kundër. Por më befasuan portalet se nuk guxojshe ta hapësh FB, i njëjti shkrim. Ndërsa në kohën dhe demokracinë e shekullit 21, vrahet Elvis Pista ende rasti i i pa zbuluar. Dhashtë zoti qe sa më shpejtë të zbulohet edhe ky rastë. Elvis u prefsh në paqë. Me respekt Enver Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat