Pajaziti: Demarkacioni nuk është kusht i BE-së

Politika

Pajaziti: Demarkacioni nuk është kusht i BE-së

Më: 15 mars 2017 Në ora: 22:02
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti ka thënë se marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi nuk është kërkesë e Bashkimit Europian si kusht për liberalizimin e vizave.

Këto deklarime Pajaziti i dha në Zona B, teksa shtoi se kufijt janë përmendur edhe në vitin 2009-të, në çështjet që janë ngritur në ‘’Planin e Ahtisarit’’.

”Nuk mund të gjykohet nëse kjo Qeveri nuk merr vendime”.

”Kjo është një marrëveshje ndërkombëtare.  Çështja në Kosovë e liberalizimit të vizave nuk varet nga qëndrimi im. Opozita nuk mund të hiqet nga ajo që ka bërë. Procesin e pikës kufitare, marrëveshjes së Demarkacionit e kemi neglizhuar të gjithë”.

”Në vitin 2009 unë kam qenë pjesë e Qeverisë e ku fare nuk është përmend liberalizimi i vizave. E kemi bërë një udhërrëfyes për detyrat që mund të na ishin dhënë sepse kemi thënë se jemi të gatshëm t’i përmbushin”.

”Kur ka filluar procesi, tek ne (Kosova)  ka pasur disa kritere politike shtesë për liberalizimin. Por kriteret negociohen”.

”Atëherë nuk besoj që është parë kaq komplekse kjo ku do të vinte koha që s’do të mund ta ratifikojmë këtë marrëveshje”.

”E para ky kriter nuk është kërkesë e Bashkimit Europian, ka qenë kërkesë edhe atëherë kur nuk kemi qenë pjesë e udhërrëfyesit, po e them me përgjegjësinë e plotë”.

”Në 2009 më është përmend kufiri dhe kriteret e çështjet që ka ngrit Ahtisari në pako. Para se të jetë në udhërrëfyes”.

”Nuk mundem me e arsyetu ndoshta mund të kishte dicka më shumë”.

”Nuk dua të jem aq komod e të themi se e kemi kërkuar ne marrëveshjen për Demarkacionin”, ka përfundaur Pajaziti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat