Kush janë ata që fabrikuan dosje kundër UÇK-së?

Politika

Kush janë ata që fabrikuan dosje kundër UÇK-së?

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 17 mars 2017 Në ora: 16:53
ilustrim

E pyetur nga gazeta “Bota sot”, se për cilët persona e kishte fjalën, deputetja Ganimete Musliu, nuk ka dashur të përmend askënd, por ka thënë se se për këtë duhet të shikohen pankartat.  “Kqyrni lajmet, i shihni me pankarta”, ka thënë Musliu. Në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbeu”, protestuesit në mbrojtje të Haradinajt, mbanin në duar pankarta si: “Hashim po të vjen koha edhe ty”, “Kriminelët kërkoni në Serbi”, “Ramushi është Kosova”, “Lugina mbështet Ramush Haradinajn”, etj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka deklaruar, se ata që kanë fabrikuar fshehurazi dosje kundër UÇK-së, ishin në protestën e organizuar ditë më parë në Prishtinë, kundër mbajtjes së Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.  

Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë protestë u kuptua përfundimisht, se ata që deri dje fabrikuan tinëz dhe fshehurazi dosje kundër UÇK-së, kishin dal haptazi me pankarta në duar dhe tregonin kush nga krerët e UÇK-së e ka radhën për t’u burgosur.  “Sot më shumë se kurrë ma dëshmuan ata që qajnë me lotë krokodili kundër Gjykatës Speciale, se ata asnjëherë nuk ishin kundër kësaj gjykate, ata i kontribuan fshehurazi deri sot e sot dolën sheshit me pankarta në duar”, ka thënë deputetja Musliu. 

E pyetur nga gazeta “Bota sot”, se për cilët persona e kishte fjalën, ajo nuk ka dashur të përmend askënd, por ka thënë se se për këtë duhet të shikohen pankartat.  “Kqyrni lajmet, i shihni me pankarta”, ka thënë Musliu. Në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbeu”, protestuesit në mbrojtje të Haradinajt, mbanin në duar pankarta si: “Hashim po të vjen koha edhe ty”, “Kriminelët kërkoni në Serbi”, “Ramushi është Kosova”, “Lugina mbështet Ramush Haradinajn”, etj. Lidhur me këtë, anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Avni Arifi, ka thënë se nuk dëshiron ta komentojë deklaratën e deputetes Musliu. “Sa i përket dosjeve, është jetike për popullin e Kosovës, që një ditë të merret vesh për dosjet dhe hartuesit e tyre”, ka thënë Arifi për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat