Formimi i Ushtrisë, forcon Kosovën

Politika

Formimi i Ushtrisë, forcon Kosovën

 Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 17 mars 2017 Në ora: 17:00
ilustrim

Debati për Ushtrinë, herë herë po merr kahe të ndryshme, si  çështje politike, çështje ligjore apo çështje elektorale. Pavarësisht këtyre ndasive, spektri politik në Kosovë, është unanim , kur bëhet fjalë për formimin e Ushtrisë. Mirëpo, reagimet kundërshtuese të ndërkombëtarëve, nuk po merren ashtu siç janë realisht, por, përkthehen sipas interesave të caktuara të politikës. Dihet se në OKB, ka shtete,  që nuk e kanë njohur Kosovën dhe automatikisht janë kundër  formimit të Ushtrisë.

Në këtë kuadër si nga NATO, apo edhe nga qarqe të tjera ndërkombëtare, është lëshuar apeli, që të mos ndërmerren hapa të njëanshëm për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, pavarësisht se Kosova e ka fuqinë të veprojë, sipas Ligjeve dhe Kushtetutës së saj.

Në Kushtetutë, është përcaktuar qartë roli i FSK –së, e cila aktualisht përfaqëson Ushtrinë e Kosovës,  andaj ndryshimet, nga vendorët,  po shihen si  të nevojshme në Ligjin për FSK –në. Në neni 126  të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mbi Forcën e  Sigurisë e Kosovës ndër të tjera, thuhet : “ Forca e Sigurisë e Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë për Republikën e Kosovës, dhe mund të dërgoj pjesëtarët e saj jashtë vendit në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare.

Forca e Sigurisë e Kosovës mbron qytetarët dhe komunitetet e Republikës së Kosovës në bazë të kompetencave të përcaktuara me ligj. Presidenti i Republikës së Kosovës është Komandant i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë të Kosovës, e cila gjithmonë i nënshtrohet kontrollit të autoriteteve civile të zgjedhura në mënyrë demokratike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat