Gashi: LDK-ja nuk qenë kundër Ushtrisë në vitin 2014

Politika

Gashi: LDK-ja nuk qenë kundër Ushtrisë në vitin 2014

Më: 17 mars 2017 Në ora: 19:07
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se presidenti Hashim Thaçi gënjen kur thotë se LDK-ja e ka penguar formimin e ushtrisë së Kosovës vjet më parë.

Ai ka deklaruar se ka marrë pjesë në ato takime dhe në asnjë moment aty nuk është diskutuar për ushtrinë, por vetëm për vendet e rezervuara për minoritete – për të cilën sic thotë ai, Thaçi ka insistuar më së shumti.

“Mund të them që LDK nuk e ka penguar krijimin e ushtrisë më herët. Unë vet kam qenë në ato negociata. Në asnjë moment në takime atëbotë nuk ka qenë pikë diskutimi formimi i ushtrisë. Kanë qenë vetëm vendet e rezervuara për serbët. Insistimi i Hashim Thaçit ka qenë që të vazhdohen vendet e rezervuara. Bile ai ka folur në emër të komuniteteve. Ideja e tij ka qenë që të futen në Kushtetutë vendet e rezervuara edhe për një mandat”.

Ai i pyetur edhe për faktin se këtë gjë e ka konfirmuar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në vitin 2014 Haradinaj ku ka qenë në Kosovë.

“Nuk ka qenë këtu, nuk ka marrë pjesë në mbledhje ku janë diskutuar vendet e rezervuara. Ndoshta e kanë informuar gabim njerëzit rreth tij. Nuk ka asgjë të shkruar sa i përket kësaj çështje”, ka thënë Gashi.

Gashi më tutje per klanin ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës është për bërjen e ushtrisë, edhe në konstelacione më të vështira politike se ky i sotmi.

“LDK-ja nuk është kundër ushtrisë. Ne jemi për formimin e ushtrisë. Edhe nëse në një moment vie në pyetje prishja e marrëdhënieve me ndërkombëtarët për formimin e ushtrisë, ne duhet që ta analizojmë a është e domosdoshme. Dhe nëse shohim se po prishen balancat ndërkombëtare, atëherë ajo gjë edhe mund të bëhet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat