Deputeti i PDK-së: Ta bëjmë koalicionin me Ramushin, ishim bashkë në kohë të vështira!

Politika

Deputeti i PDK-së: Ta bëjmë koalicionin me Ramushin, ishim bashkë në kohë të vështira!

Më: 18 mars 2017 Në ora: 12:58
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i PDK-së Kadri Veseli

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen së shpejti, por pa specifikuar ndonjë muaj të caktuar. Po ashtu, ish-kryeminsitri Haradinaj  ka deklaruar në media se vijat e kuqe i vendos populli. Andaj  kushdo që fiton vet s’mund të bëjë asgjë, prandaj do të ishte e dëmshme që mos të pranohen zgjedhjet.  Me këtë rast Haradinaj lë të nënkuptohet se nuk ka vija të kuqe as për PDK-në e as për LDK-në.

Lidhur me këto deklarata, ish-kryetari i Komunës së Lipjanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja ka thënë se kanë afërsi të mirë me AAK-në. Madje, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit të përbashkët.

“Është e vërtetë që nuk kemi vija të kuqe me AAK-në, ndërsa  më të për afërt jemi  me njerëzit që kemi  qenë bashkë në një përudhë të vështirë të një populli e që është pikërisht aleanca për ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë për indeks Buja.

Më tej, deputeti i PDK-së ka treguar se janë të përafërt me AAK-në për arsye se  kanë qenë në një periudhë shumë të vështirë të një populli.

“Besoj qe është shumë e qarte unë jam shumë i interesuar që të bëhet koalicioni me partitë që jemi të për afërta të cilat kemi  qenë një periudhë shumë të vështirë të një populli bashkë  dhe mund ta nxjerrim këtë popull  nga kjo situatë që është krijuar, ne në veçanti me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat