Media zvicerane: Thaçi nën presionin e nacionalistëve të majtë, mbase përgatitet për largimin me stil nga politika si pasojë e Gjykatës Speciale

Politika

Media zvicerane: Thaçi nën presionin e nacionalistëve të majtë, mbase përgatitet për largimin me stil nga politika si pasojë e Gjykatës Speciale

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 mars 2017 Në ora: 14:44
Presidenti i vendit Hashim Thaçi

Presidenti Thaçi ka zemëruar mbështetësit e tij ndërkombëtar me planin për të krijuar ushtrinë. Motivi nuk është një kërcënim i jashtëm, por rritje e presionit të nacionalistëve të majtë, shkruan fillimisht prestigjiozja zvicerane NZZ.

Është hera e parë që Kosova hapur rebelohet kundër fuqive mbrojtëse të saj. Përkundër kundërshtimit të SHBA dhe NATO, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkon të krijojë ushtrinë prej në fillim të vitit. Momentalisht Kosova ka vetëm një forcë sigurimi e armatosur lehtë për mbrojtjen nga katastrofat natyrore. Ushtria e Kosovës është planifikuar për të qenë e gatshme të mbrojë vendin.

Sekretari i NATO, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar disa herë Thaçin për këtë hap. E vetmja ushtri e Kosovës mbetën vetëm KFOR-i me 4500 trupa, ku pjesë e saj është edhe Zvicra. Në të kundërt mbështetja e NATO për FSK duhet të rishqyrtohet, tha Soltenberg. Ngjashëm ka reaguar edhe ambasada e SHBA në Kosovë. Uashingtoni në themel nuk është kundër krijimit të ushtrisë, por ajo duhet të jetë e legjitimuar përmes Kushtetutës. Kjo don të thotë se edhe serbët e Kosovës - dmth Beogradi - të jap pëlqimin. Tash për tash kjo është e pamundur.

Mbrojtje në vend të mbrojtjes civile

Edhe vendet të së ashtuquajturës “Quint” - Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia - që në fakt janë promotorët e njohjes së Kosovës, e kana paragjykuar vendimin e Thaçit. Megjithatë kjo nuk ka sjellë lëkundje. Ai kërcënoi me tërheqje nëse Parlamenti nuk do mbështeste vendimin.

Kjo është një padëgjueshmëri e fuqishme, nëse kujton se siguria e brendshme dhe e jashtme e Kosovës së fundi është varur nga KFOR-i. FSK që është një mbrojtje civile e krijuar në 2009 ka vetëm armatime të lehta dhe disa auto-blinda. Misioni i tyre nuk është ushtarak, por për ndihma kur ndodhin katastrofa humanitare ose  pastrimin e tokave të minuara dhe operacione shpëtimi. 90 përqind ajo përbëhet nga shqiptarët etnikë, ndërsa 10 përqind janë gra. Ushtria sipas planit të presidentit Thaçi duhet të ketë 5000 trupa aktivë dhe 3000 rezervistë të pajisur me artileri dhe tanke. Sesi do financohej kjo, nuk është bërë e ditur, përcjell botasot.info.

Furnizimi i FSK kryesisht është bërë përmes amerikanëve, gjermanëve dhe italianëve. Kosova prej në 2014 ka marrë iniciativën për të krijuar ushtri, por pa sukses. Presidentja e mëparshme, Atifete Jahjaga nuk mund ta krijonte për shkak të mos dakordimit të minoriteteve. Por Thaçi kërkon ti shmang ata. Më e çuditshmja është se ai shmang edhe aleatët më të mëdhenj të Republikës së Kosovës, bile edhe ata që ia mundësuan presidencën.

Nën presionin e nacionalistëve

Por në politikën e brendshme Thaçi është gjithmonë e më shumë në presion. Politika normalizuese kundrejt serbëve, bëhet gjithmonë e më shumë jo-popullore. Komunat gjysmë autonome serbe, të lidhura me Beogradin, i kanë sjellur probleme qeverisë. Nacionalistët e majtë, Vetëvendosja, në anën tjetër kërkojnë jo vetëm krijimin e ushtrisë, por edhe referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Duket sikur Thaçi kërkon të kryejë një vepër patriotike, edhe pse irriton “miqtë amerikanë”. Edhe pse konturat e ndryshimit të pushteteve në Uashington e kanë bërë të paqartë këtë. Ama ka edhe komentatorë, të cilët besojnë që Thaçi ndodhet mes të dyshuarve në listën e të akuzuarve nga Gjykata Speciale për krimet e UÇK. Ai vetë e dinte ose pretendon një gjë të tillë, dhe bëhet gati për kryengritje kundër Mbrojtësve, për të përgatitur largimin me stil nga politika./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat