Pacolli flet për mikun e tij: Po të ishte gjallë Jelcin edhe pak, Kosova do të ishte temë e kryer

Politika

Pacolli flet për mikun e tij: Po të ishte gjallë Jelcin edhe pak, Kosova do të ishte temë e kryer

Më: 18 mars 2017 Në ora: 23:12
Pacolli

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka folur për ish-presidentin rus, Boris Jelcin, i cili ka qenë edhe mik i tij i mirë.

Pacolli, në emisionin “Personale” , ka thënë se po të vazhdonte të ishte në krye të Rusisë Jelcin, për Kosova do të ishte temë e kryer shumë vite më parë.

Pacolli ka treguar edhe për kohën kur është njohur me Jelcinin, para se ai të bëhej president.

“E kam njohur kur ai nuk ishte askushi. Nuk do ta besoja se ai do të ngjitej në krye të Rusisë”, tha Pacolli.

Sipas tij, raportet e tij me Jelcin nuk kishin ndryshuar edhe pas bërjes së tij president – dhe se nuk i kishte kërkuar kurrë asnjëherë ndonjë favor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat