Ky është numri i zyrtarëve që deri më tani kanë deklaruar pasurinë

Politika

Ky është numri i zyrtarëve që deri më tani kanë deklaruar pasurinë

Më: 19 mars 2017 Në ora: 12:42
ilustrim

Në tre javët e para të afatit ligjor për deklarimin e pasurisë rreth 925 zyrtarë të lartë shtetëror kanë plotësuar formularët e deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ndërkohë që kanë mbetur edhe 3 mijë e 500 zyrtarë të cilët sipas AKK’së janë të obliguar që ta bëjnë deklarimin e pasurisë deri në fund të marsit.

“Agjencia Kundër Korrupsionit i bënë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë që të dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë në përputhje me afatet ligjore.  Agjencia është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të kryhet me sukses”, thuhet në njoftimin e AKK’së.

Zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, fillon nga data 1 mars dhe përfundon më 31 mars.

Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publikë, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat