Qytetarëve iu rrezikohet jeta, Ministri Enver Hoxhaj ankohet

Politika

Qytetarëve iu rrezikohet jeta, Ministri Enver Hoxhaj ankohet

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 20 mars 2017 Në ora: 17:28
Ministri Enver Hoxhaj

Në sezone pushimesh apo në prag festash qytetarët e Kosovës, mbahen peng për orë të tëra në kufirin e Serbisë. Por, sikur të mos mjaftojë ky veprim, ata në mjaft raste janë sulmuar, gjatë udhëtimit, ndërsa ka qenë të detyruar për të kaluar në territorin e Serbisë. Së fundmi rastet e tilla, ku autobuzë me qytetarë të Kosovës, kanë rënë pre e sulmeve janë  pothuajse të përditshme.

Ndërkaq, nga autoritetet në Kosovës, nuk ka patur ndonjë mobolizim për t’u dalë në krah dhe në mbrojtje qytetarëve të sulmuar. Ministria e Jashtme, po luan rolin e shurdh-memeces dhe kreu i këtij dikasteri Enver Hoxhaj, mjaftohet me një deklaratë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një deklaratë, “sa për të larë gojën”, siç thotë populli, se askush nga organizmat ndërkombëtarë nuk e merr parasysh.

Ministri  i Punëve të Jashtme, Enver Hoxha  ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se këto raste janë duke u shpeshtuar dhe askush s’po ndëshkohet. ”I dënoj fuqishëm sulmet vandale ndaj qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë në Serbi. Këto sulme janë duke u bërë sistematike dhe askush nuk po ndëshkohet”, është shprehur Hoxhaj në reagimin e tij në rrjetin social Twitter.

Por, pse Kosova dhe ai si zyrtar i këtij vendi nuk ndërmarrin hapa konkret? Pse nuk vihet në alarm BE-ja, ndërkohë që u rrezikohet jeta qytetarëve të Kosovës? Cilat janë mekanizmat që Kosova do të shfrytëzojë, në mënyrë që të elimonohet sulmet ndaj qytetarëve të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat