Johannes Hahn për Der Standard: Rusia mbi Ballkanin është një faktor ushtarak, rusët janë të zemëruar - Bota Sot
Johannes Hahn për Der Standard: Rusia mbi Ballkanin është një faktor ushtarak, rusët janë të zemëruar

Politika

E shtunë, 25 nëntor 2017

Johannes Hahn për Der Standard: Rusia mbi Ballkanin është një faktor ushtarak, rusët janë të zemëruar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 mars 2017 Në ora: 19:19
Johannes Hahn

Rusia mbi Ballkanin është një faktor ushtarak, por jo edhe ekonomik, thotë komisioneri europian, Johannes Hahn për Der Standard.

Komisioneri i zgjerimit, Hahn në një intervistë të gjatë për median austriake, ka theksuar se takimi i Sarajevës mes gjashtë liderëve të Ballkanit perëndimor ishte takim për hapjen e tregut të lirë mes vendeve, pavarësisht se ata ndodhen larg integrimit në BE. Ndërsa takimi i radhës që do mbahet në Trieste në korrik 2017, do jetë për nënshkrimin e marrëveshjeve rreth transportit, përcjell botasot.info.

Maqedonia duhet të krijojë qeverinë e re

Në lidhje me pyetjen nëse Johanes Hahn është optimist për zgjidhjen e krizës politikë në Maqedoni, ai përgjigjet:

“Në ish republikën jugosllavë të Maqedonisë 75 përqind e banorëve janë për anëtarësimin në BE. Politikanët janë këshilluar mirë, diçka për të vendosur, çfarë kërkohet nga ky proces. Unë do udhëtoj të martën në Shkup, ku edhe njëherë do ua bëj të qartë, që vihet në lojë procesi i anëtarësimit nëse nuk ka hapa para për krijimin e qeverisë. Por ne ua kemi qartësuar se në interesin e banorëve është dhe do mbetet anëtarësimi në BE. Andaj ne duhet të apelojmë dhe presim, që të ndodhë ndryshimi i qeverisë dhe të pranohet nga të gjithë. Ne e dimë gjithashtu se situata në Shkup ka ardhur deri në këtë pikë, edhe për shkak që procesi i zgjerimit është bllokuar hëpërhë nga BE,” tha komisioneri Hahn, i cili në lidhje me mundësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë, ai ka shtuar se kjo nuk është prioritet përpara krijimit të qeverisë dhe respektimit të Marrëveshjes së Përzhinos, pasi “Bullgaria gjithashtu e bllokon anëtarësimin.”

Austria investon katër herë më shumë sesa Rusia në Serbi

Më pas Hahn është pyetur nëse beson në përzierjen e Tiranës në punët e brendshme të Maqedonisë, ku diplomatikisht është përgjigjur:

“Këshillat nga shtetet fqinje vijnë shumë rrallë. Kështu është edhe në vendin tonë. Kjo është kontraproduktive. Dhe për ta zgjidhur përsëri një situatë e tillë kërkon kohë. Kryeministrat në Sarajevë kanë biseduar edhe në lidhje me këtë temë.”

Ndërsa në lidhje me ndikimin dhe përzierjen ruse në Maqedoni, ai ka thënë:

“Rusët na kanë zemëruar dhe kërkoj vetëbesim. Ne nuk mund të qëndrojmë si lepuri përballë gjarpërit. Varësia nga gazi rus këtu është shumë e vogël. Në Serbi kjo shifër arrin 10 përqind, ndërsa Austria si investitori kryesor në Serbi ka investuar katërherë më shumë sesa Rusia. Shteti rus nuk është një faktor ekonomik, por ushtarak, kjo duhet të bëhet e qartë.”

Në fund në lidhje me konfliktet e mundshme ndëretnike Hahn ka shtuar se jo-stabiliteti në Ballkan normalisht se mund të ushqehet nga forca të treta. “Pavarësisht nga orientimi i ri i SHBA, BE ka nevojë për një rajon stabil dhe të qetë. Ne kemi një interes për këtë dhe SHBA e ka marrë pozitivisht."/Bota sot

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test