Media gjermane: Tre premtimet e pambajtura të Erdoganit në trojet shqiptare

Politika

Media gjermane: Tre premtimet e pambajtura të Erdoganit në trojet shqiptare

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 mars 2017 Në ora: 20:07
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nuk kërkon të shtrijë vetëm ndikimin mbi minoritetin turk në Gjermani. Prej vitesh eksperët theksojnë për shtimin e aktiviteteve turke edhe në Ballkanin perëndimor, pra në shtetet si Bosnjë, Serbi, Kosovë ose Maqedoni, shkruan fillimisht redaktorja e medias së njohur gjermane “Focus”, Anja Willner.

Por më së shumti Ankaraja përpiqet mbi popullatën muslimane. Për shembull, ajo renovon xhami si në Banja Lukë dhe Sarajevë ose paraqitet si investitor në rajonet e varfra muslimane. Ngjashëm si në Gjermani që Ankaraja përpiqej të kthente minoritetin turk kundër Lëvizjes së Gylenit. Qeveria turke e bën përgjegjës imamin për tentim Grusht shteti në mes të korrikut 2016.

Turqia është njëra mes shumë fuqive që konkurron për të shtrirë ndikimin mbi Ballkanin, një lloj legjitimiteti që e sheh ajo si pasardhësja tradicionale e Perandorisë Osmane. A mundet presidenti Erdogan të shtrijë ndikimin turk mbi Europë përmes Ballkanit?

Ekspertët: Turqia nuk mund ti mbajë premtimet

Politika turke mbi Ballkanin një kohë të gjatë nuk është e suksesshme, siç mundohet ta paraqesë Ankaraja. Turqia u ka bërë tre premtime të mëdha rajonit, për tu bërë partner më atraktive, thotë eksperti i Ballkanit perëndimor nga „Stiftung Wissenschaft und Politik“ (SWP), Dushan Reljiç, për FOCUS Online:

1. Ndihmë ekonomike

2. Një rol pozitiv të Turqisë mbi ndërmjetësimin mes etnive në Ballkan

3. Mbështetje mbi afrimin me BE,

Por: „Të tre premtimet nuk janë mbajtur“, thotë Reljiç: Ekonomikisht Turqia mezi luan ndonjë rol. Si ndërmjetësuese mes etnive Ankaraja nuk është shumë e besueshme për shkak të anësisë së saj mbi të gjitha te “popullata muslimane në rajon.” Dhe te integrimi i rajonit në BE është bërë gjithmonë e më pak i besueshëm, kur ke parasysh ofendimet agresive kundrejt qeverisë gjermane. “Kur ndokush ndodhet në luftë verbale me Brukselin, nuk mund të shihet si partner,” thotë më tej eksperti Reljiç. „Qeveritë në Ballkanin perëndimor nuk kanë asnjë lloj interesi, në konfliktin e fundit mes Erdoganit dhe BE, dhe veçanërisht me Gjermaninë, të mbajnë anën e të parit.”

Një fuqi tjetër që përpiqet të ushtrojë ndikimin në Ballkan është Rusia, por duhet të dihet se 85 përqind e shkëmbimeve tregtare të Ballkanit perëndimor janë me BE. Vendet ballkanike prej kohësh orientohen drejt Brukselit dhe perëndimit. Qëllimi numër një i shteteve është anëtarësimi në BE, por kjo e fundit nuk ka interes zgjerimi.

“Rajoni mund të jetë stabil në afatgjatë, vetëm nëse është pjesë në BE.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat