Ruairi O’Connell: Është shqetësim që qytetarët e Kosovës ju besojnë më se paku partive

Politika

Ruairi O’Connell: Është shqetësim që qytetarët e Kosovës ju besojnë më se paku partive

Më: 21 mars 2017 Në ora: 10:39
Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Connell

Ruairi O’Connell, Ambasador i  Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës thotë së është shqetësim i madh që kosovarët ju besojnë më së paku subjekteve politike

Këtë deklaratë ambasadori O’Connell e ka dhënë në konferencën “Lansimi i programit të Fondacionit Westminster për Demokraci në Kosovë”.

"Është shqetësim i madh që njerëzit në Kosovë ju besojnë më se paku partive politike. Po ashtu është shumë keq që personat e akuzuar për krime vazhdojnë të qëndrojnë nëpër parti politike”, ka thënë ambasadori, ku i pranishëm në këtë konferencë është edhe kreu i shtetit Hashim Thaçi dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat