Rezuluta e pezullimit të bisedimeve, e vonuar dhe e paefektshme

Politika

Rezuluta e pezullimit të bisedimeve, e vonuar dhe e paefektshme

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 mars 2017 Në ora: 12:31
Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë

Analisti politik Rexhep Shahu, ka vlerësuar se është e vonuar rezoluta për pezullimin e përkohshëm të bisedimëve të Prishtinës me Beogradin dhe vështirë tani të riparohen apo rikuperohen dëmet apo pasojat që ka shkaktuar loja e bisedimeve apo e pazar bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit.  Sipas tij,mungesa e seriozitetit nga ana e biseduesve të Prishtinës dhe inferioriteti kolonial që kanë demonstruar biseduesit e Prishtinës, naiviteti i tyre që i ka nxjerrë me të padijshëm se sa kanë qenë në fakt,vështirë të rikuperohet. 

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për pezullimin e përkohshëm të bisedimeve  me Beogradin është e vonuar. Ende nuk dihet, se sa mund  të  riparohet, apo kompensohet dëmi i deritanishëm që i është shkaktuar vendit në  këtë proces të pa barabartë të bisedimeve me  miratimin dhe respektimin e rezolutës së fundit të Kuvendit të Kosovës.  Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Rezolutat që dalin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duhet të jenë të matura, serioze, mirë të analizuara dhe duhet të kenë një qëllim, i cili duhet të ketë efekt. Sipas tyre, në të kundërtën, vazhdimi i funksionimit të parlamentit në formën aktuale nuk paraqet asnjë kurreshtje për askë, e aq më pak të pritet se dikush do ti respektojë këto rezoluta.

Rezoluta për pezullim të bisedimeve e vonuar

Analisti politik Rexhep Shahu, ka vlerësuar se është e vonuar rezoluta për pezullimin e përkohshëm të bisedimëve të Prishtinës me Beogradin dhe vështirë tani të riparohen apo rikuperohen dëmet apo pasojat që ka shkaktuar loja e bisedimeve apo e pazar bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit.  Sipas tij,mungesa e seriozitetit nga ana e biseduesve të Prishtinës dhe inferioriteti kolonial që kanë demonstruar biseduesit e Prishtinës, naiviteti i tyre që i ka nxjerrë me të padijshëm se sa kanë qenë në fakt,vështirë të rikuperohet.  “Ka mundësi nëse tash e tutje biseduesit e Kosovës e bindin veten se janë të barabartë me serbët, se janë shqiptarët që duhet të vendosin kushtet, sepse shqiptarët kanë qenë viktima të dhunës serbe, janë masakruar prej serbëve, janë fitues të luftës me ndihmën e amerikanëve e NATOS dhe fituesi dikton, fituesit shqiptarë nuk duhet të lejojnë që serbët të fitojnë simpatinë e viktimës në Europë, kur gjithë bota e di, se janë xhelatë serbët. Prishtina duhet të ngrejë një ekip biseduesish dinjitozë që të bëjnë kërkesa të mbërritshme dhe të mos jenë vetëm shërbetorë të serbëve”, ka thënë Shahu.  Ai ka vlerësuar, se shqiptarët duhet të kërkojnë pa kushte atë që u takon dhe nuk duhet t’u luten serbëve,sepse bisedimet nuk janë lutje.  “Prishtina që është shumë e vonuar duhet të bëjë padi kundër Serbisë për gjenocid, për shfarosje, për zhdukje dhe politikanët shqiptarë në Prishtinë nuk bën më, që ta blejnë postin që kanë me heshtje ndaj Serbisë, sepse kjo është krejt e pandershme dhe anti-shqiptare antikombëtare. Shqiptarët kanë kërkesa të panegocueshme ndaj serbëve dhe nëse serbët nuk i plotësojnë, janë shqiptarët që kanë në dorë fatin e bisedimeve. Për Serbinë, bisedimet me shqiptarët, janë anija që shpëton Serbinë. Shqiptarët vetëm duhet të jenë të qëndrueshëm dhe të mos mashtrohen me karamele e buzëqeshje serbe dhe të mos e shohin Serbinë si vëllain e madh”, ka thënë analisti politik Shahu.

Kuvendi, kampion për Rezoluta

Analisti politik Leon Duahanaj ka thënë, se kur kemi të bëjmë me rezoluta, lirisht mund të themi që Kosova është kampion, pasi Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nxjerrë një nvarg rezolutash, shpeshhere edhe të pakuptimta.

Sipas tij, kur bëhet fjalë për respektimin përkatësisht realizimin e tyre, ka ngecie të theksuar. Bisedimet e jo të drejtëpërdrejta dhe të drejtëpërdrejta me Serbinë.

“ Bisedimet kanë filluar që nga Rambuje, Vjenë, dhe  vazhdojnë edhe sot. Pra janë një proces i gjatë, sidomos procesi i Vjenës e këndej. Së këndejmi, bisedimet nuk kanë alternative, por, ajo çfarë ka vazhduar të jetë problem dhe që duhet ndryshuar, është mënyra se si pala kosovare prezanton në ato bisedim. Prandaj Kosova duhet të jetë shumë më këmbëngulëse në kërkim të zgjidhjeve në interes të vetin. Nuk ka askush mundësi të zhvilloj presion pëe përmbajtjen e marrëveshjeve. Në anën tjetër, kur pala në bisedime (Serbia), nuk respekton asnjë marrëveshje, madje e lufton me te gjitha mjetet funksionimin e shtetit të Kosovës, pse të mos kërkohët ndërprerja e bisedimeve deri sa ta kuptojnë të gjithë se edhe ne jemi këtu. në terë këto procese, kosova ka humbur shumë kohë. Megjithatë çdo hap pozitiv apo rezolutë e cila kishte me ndikuar në përmirësimin e këtij trendi, është e mirëseardhur. Dëmet që iu kanë bërë Kosovës, janë me shumë të aspektit kohorë dhe koha që iken nuk mund ta nxësh më. Megjithatë të shpresojmë që do të ketë këndëllje të situatës, në mënyrë që e ardhmja të ndërtohet më e sigurt. E mira edhe kur vjen me vonesë është e mirë dhe e mirëseardhur”, ka thënë analisti politik Duhanaj.

Progres nga bisedimet?

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike Ajet Avdyli, ka pohuar se rezoluta e Kuvendit të Kosovës për pezullimin e bisedimeve me Beogradin, nuk ka qenë dashtë të ndodhë fare. Sipas tij, shumë më mirë do të ishte sikur Kosova me udhëheqjen e saj të kishte një diplomaci aktive.  “Në këtë kontektst qytetarët, shoqëria civile por edhe partitë politike e kishin vënë në sprovë të madhe qeverinë, por edhe ministritë përkatëse, për ta parë fuqinë e tyre.Shpeshherë duke u perpjekur,  për të bërë diçka të mirë, me veprimet tona, po e dëmtojmë veten tonë, po i dëmtojmë edhe proceset duke u turëpëruar para faktorit ndërkombëtar.Mos të harrojmë se shoqëria jonë po ballafaqohet me situata të ndryshme, me lloj- lloj kërkesash që partitë politike për apetitet e tyre i kanë vënë në një situat presioni, e qytetarët e shkretë nuk po dinë nga t’ia mbajnë. Serbia i ka shkaktuar Kosovës dëme jashtëzakonisht të mëdha dhe të pariparueshme. Në këtë kontekst udhëheqja e Kosovës tani e tutje nuk guxon më të jetë në pritje të kërkesave që i shtron Serbija, por duhet të hartojë në strategji tjetër, kundrejt Serbisë dhe duke qenë palë e dëmtuar në luftë e pas saj, duhet medoemos të ketë kërkesa shtesë që të përpiqet t`i shtrojë për zgjidhje në Bruksel”, ka thënë Avdyli. Ai më tej,  ka thënë se në institucionet e Kosovës ka njerëz të përgatitur.  “ Sa i përket zërave se a është palë e dëmtuar Kosova në këto bisedime, mendoj se jo, kur ka bisedime ka edhe progres. Jemi  në dijeni se ka edhe gjëra që janë zgjidhë për mes këtyre bisedimeve, por pajtohem se gjithmonë ka vend për të bërë më shumë. Një gjë duhet ta dimë se udhëheqja e Kosovës nuk është duke biseduar në Beograd me Serbinë, por është duke biseduar në Bruksel, kuptohet me Serbinë, por edhe me Brukselin si palë në bisedime. Andaj çdo veprim i pakontrolluar dhe euforik, do të jetë në dëm të proceseve dhe në dëm të Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Avdyli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat