AKR: Qytetarët e Kosovës janë kundër zhvatjes dhe shkatrrimit të shtetit

Politika

AKR: Qytetarët e Kosovës janë kundër zhvatjes dhe shkatrrimit të shtetit

Më: 21 mars 2017 Në ora: 17:25
AKR

Tendenca për mashtrime të reja të qytetarëve të Kosovës po bëhen në forma nga më të ndryshmet, megjithatë për dallim nga këta mashtrues, në Kosovë po vërehet një vetëdijësim i lartë qytetar dhe falë këtij vetdijësimi Kosovën e presin ditë më të mira.

Sondazhet e porositura dhe të plotësuara nëpër zyrat e partive politike e që mbajnë llogot e ndonjë kompanie po tentojnë që të vlerësojnë lartë me përqindje të votave subjekte politike që po e shkatrrojnë rëndë Kosovën , po i shesin gjatë natës minierat, po shkatrrojnë të ardhmen e rinisë kosovare. Gjithashtu këto sondazhe kanë renditur lartë mbështetjen qytetare për dhunën e shfrenuar ndaj objekteve e pasurisë shtetërore duke e promovuar atë si zgjidhje të problemeve me të cilat ballafaqohemi.

AKR është e bindur se mbështetja qytetare në ditën e sotme është tri herë më e madhe se ajo që është prezentuar sot, dhe ka tendencë të vazhdueshme të rritjes.

Dy blloqet politike në vend pozita dhe opozita po e mbajnë peng Kosovën me dy probleme zgjidhjen e të cilave AKR e ka prezentuar dy vite më parë, duke kërkuar fuqishëm që qështja e demarkacionit me Malin e Zi të trajtohet në një gjykatë arbitrazhi, dhe që lidhjet ose bashkësitë e komunave cilat do qofshin ato të bëhen konform rendit juridik në Kosovë, pa krijuar një nivel të mesem të qeverisjes dhe pa dhënë mundësinë e delegimit të ndonjë kompetence ekzekutive ndonjë bashkësie të re që mund të themelohet.

Është jashtë ç`do logjike dhe realiteti politik në vend që mbi 80% e votuesve të Kosovës të pajtohen me izolimin, varfërinë, korrupsionin, anarkinë dhe shkatrrimin e shteti të ndërtuar mbi djersën dhe gjakun e qytetarëve të vendit.

AKR fton strukturat e veta të jenë edhe më të mobilizuara në aktivitetet e përditshme me qëllimin e vetëm që ta shpëtojmë shtetin tonë dhe t`ia kthejmë dinjitetin qytetarëve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat