Zogaj: VV po bën sondazhe dhe po i publikon, partitë tjera thirren në sondazhe fiktive

Politika

Zogaj: VV po bën sondazhe dhe po i publikon, partitë tjera thirren në sondazhe fiktive

Më: 21 mars 2017 Në ora: 20:12
Petrit Zogaj

Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Petrit Zogaj, ka shkruar në Facebook për sondazhin e UBO Consulting që u publikua sot dhe i cili Vetëvendosjen e nxjerr partinë e parë në skenën politike në Kosovë.

Sipas Zogajt, është mirë që VV po bën sondazhe dhe të njëjtat po i publikon dhe nuk po vepron si partitë tjera që vazhdimisht i referohen sondazheve fiktive.

Zogaj thotë se gjithmonë rezultatet mund të jenë të diskutueshme, por sipas tij, në rastin e VV-së diskutimi po bëhet më racional dhe po flitet për numra konkret.

Ai ka thënë se partitë duhet t’i publikojnë sondazhet e tyre, për ta ditur nga kush dhe si janë realizuar ato sondazhe.

Komenti i plotë i Zogajt:

Eshte mire qe LVV po ben sondazhe dhe shume me mire qe po i publikon ato. Partite tjera politike vazhdimisht i’u referohen disa “sondazheve” fiktive dhe kinse i listojne ato ne rend te pare, duke mos tregu se kur jane bere ato sondazhe, kush i ka bere, sa kane kushtu dhe cilat jane rezultatet per parite te tjera. Sigurisht, rezultatet gjithnje jane te diskutueshme, por ne rastin e LVV ky diskutim po behet me racional dhe po flasim per numra konkret, pajtohemi ose jo. Partite, nese bejne sondazhe, le t’i publikojne ato, te dime se kur jane bere, sa kane kushtu dhe cilat jane rezultatet edhe per subjekte tjera. Sepse, duke i publikuar sondazhet, perpos qe krijohet nje praktike e mire e partive politike ne komunikim me publikun, njekohesisht i bejne pergjegjese per profesionalizem kompanite qe i realizojne keto sondazhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat