Demarkacioni, kushti që ka izoluar Kosovën

Politika

Demarkacioni, kushti që ka izoluar Kosovën

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 22 mars 2017 Në ora: 17:38
Mimoza Ahmetaj

Që nga shtatori i vitit të kaluar Ministria e Integrimeve Evropiane mbeti pa ministër, deri kur Mimoza Ahmetaj u emërua në postin e ministres së kësaj ministrie.  Ahmetaj që ka qenë deputete në Kuvendin e Kosovës, Ambasadore në Mbretërinë e Belgjikës dhe këshilltare e kryeministrit Hashim Thaçi, ka folur për postin e saj në këtë ministri, sfidat në secilin post që ka pasur deri tani dhe liberalizimin e vizave.  Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Ministrja Ahmetaj ka thënë, se ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi është kushti i vetëm që nuk është plotësuar që do të mundësonte procedimin e mëtutjeshëm të liberalizimit të vizave dhe me ratifikimin e saj do të përmbyllet procesi i vizave.

Bota Sot: Keni qenë deputete, këshilltare, ambasadore dhe tani ministre. Cilin post e konsideroni më të vështirë?

Ministrja Ahmetaj: Të gjitha funksionet që i kam ushtruar deri tani kanë qenë të veçanta, sfiduese dhe kërkuese në mënyrën e vet. Në çdo pozitë menaxhuese që e kam pasur më ka begatuar me njohuri dhe përvoja të reja. E kam jetuar kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, lindjen e shtetit tonë si Deputete dhe ky do të jetë momenti më i shënuar në jetën time. Kam qenë Këshilltare në proces të shtetndërtimit, kam qenë Ambasadore në kohën kur Kosova e ka nënshkruar marrëveshjen e parë me BE-në, atë të Stabilizim Asociimit. Sot, jam Ministre kur Kosova është duke avancuar në procesin e integrimit në BE.

Bota Sot: Si e vlerësoni gjendjen aktuale në Kosovë dhe sa ndikon kjo gjendje në integrimin e Kosovës në BE? 

Mimoza Ahmetaj: Ndërtimi i shtetit nuk është vijë lineare e ndërtimit të demokracisë. Ndërtimi i shtetit ka edhe shkarje nga kjo vijë lineare që na bënë të jemi më të vëmendshëm gjatë marrjes së vendimeve dhe qeverisjes së vendit. Në këto 9 vite sa jemi shtet Kosova ka shënuar progres të dukshëm në shumë fusha, e sidomos në atë të integrimit evropian me marrëveshjen e MSA e cila i ka hapur rruge Kosovës dhe e ka trasuar këtë rrugë drejt integrimit evropian.

Bota Sot: Cilat janë kushtet për liberalizim të vizave?

Mimoza Ahmetaj: Kosova i ka 95 kushte për liberalizimin e vizave.

Bota Sot: A është demarkacioni kushti kryesor për liberalizim siç po thuhet?

Mimoza Ahmetaj: Nga të gjitha kushtet vetëm kriteri i ratifikimit të demarkacionit ka mbetur pa u plotësuar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat