Baraliu: Kushtetuta nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Politika

Baraliu: Kushtetuta nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Më: 22 mars 2017 Në ora: 18:13
Mazllum Baraliu

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, njëherësh edhe profesor i së drejtës Kushtetuese, duke folur për mbajtjen e zgjedhjeve serbë në Kosovë, ka thënë se në bazë të Kushtetutës zgjedhjet e një shteti në një shtet tjetër nuk janë të lejuara.

“Në Kushtetutë zgjedhjet e një shteti tjetër në një shtet tjetër nuk janë të parapara. Por nga bisedat në Bruksel është krijuar një Listë Serbe që është zë i Beogradit. Nëse kjo po ndodh duhet të shikohen dispozitat ligjore dhe kushtetuese. Ne kemi komuna që nuk e njohin Republikën e Kosovës, ka thënë Baraliu, në emisionin “Fakt Plus”.

Ai ka thënë se atmosfera e krijuar politike në vend tregon për një atmosferë para elektorale.

Sipas tij, Kosovë ka filluar para fushata zgjedhore.

Baraliu ka thënë se për tu përgatitur një proces elektoral lokal ose qendror, minimumi i kohës që nevojitet është gjashtë muaj.

“Në Kosovë ka pasur situatë të tillë dhe se asnjëra nga qeveritë nuk ka arritur të ketë mandatin e plotë dhe në këto raste janë organizuar zgjedhjet e parakohshme”, tha Baraliu.

Sipas Baraliu, zgjidhja më e mirë është të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Është koha e duhur për tu përgatitur për zgjedhje”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat