“Sondazhi” i ri: Vetëvendosje del e para, PDK e dyta, AAK- Nisma e treta…

Politika

“Sondazhi” i ri: Vetëvendosje del e para, PDK e dyta, AAK- Nisma e treta…

Më: 22 mars 2017 Në ora: 22:39
Albin Kurti, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Qytetaret e Kosovës i kane dhanë votat e tyre për partitë politike në vend, ne një matje të opinionit te organizuar nga emisioni Rrokum Roll.

Sipas votimit direkt, qe qytetaret e kane bërë si përmes telefonit ashtu edhe përmes votimit ne Facebook, ka dale një rezultat qe për shumëkënd mundet me qene befasues.

Subjekti politik ma i votuar ka dalë Vetevendosje me 3600 vota, e pasuar nga PDK me 1531 vota, derisa e treta ka dale koalicioni AAK-Nisma me 940 vota. Në renditje sdipas votave e katërta parti në vend ka dalë LDK me 703 vota, e pesta AKR me 362 vota, ndërsa e fundit ka dale Alternativa me 120 vota.

Ne ketë votim kane marre pjese gjithsejtë 7256 votues.

Këto janë rezultatet 

VV – 3600

PDK – 1531

AAK – NISMA 940

LDK – 703

AKR – 362

ALTERNATIVA- 120

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat