“Deputetët shëtisin nëpër Evropë, ndërsa qytetarëve nuk ua mundësojnë të lëvizin të lirë”

Politika

“Deputetët shëtisin nëpër Evropë, ndërsa qytetarëve nuk ua mundësojnë të lëvizin të lirë”

Nga: G.B Më: 22 mars 2017 Në ora: 22:42
Shefja e kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Vlora Dumoshi

Shefja e kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka reaguar për liberalizimin e vizave.

Përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook ajo ka thënë se të gjithë deputetët shëtisin nëpër Evropë dhe më gjerë pa asnjë pengesë, ndërsa që qytetarëve nuk ua mundësojnë lëvizjen e lirë, përcjell Bota sot.

“Çfarë ironie e hidhur. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të të gjitha partive, shëtiten pa u ndal nëpër Evropë dhe më gjerë. Ndërkaq, qytetarëve nuk ua mundësojnë të lëvizin të lirë, për nevoja të llojllojshme njerëzore, për kauza fiktive. E papranueshme!”, ka shkruar Dumoshi në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat