Sovraniteti i Kosovës “kërcënohet” me zgjedhjet serbe

Politika

Sovraniteti i Kosovës “kërcënohet” me zgjedhjet serbe

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 23 mars 2017 Në ora: 16:59
Selia e Qeverisë së Kosovës

“Prandaj, ky veprim i Serbisë është cenim i hapur dhe i rëndë i sovranitetit dhe integritetit shtetëror e institucional dhe si të tilla duhet të ndalohen dhe pamundësohen nga institucionet e Kosovës. Serbia më shumë se votat e serbëve të Kosovës, ka për synim të rikonfirmoj praninë e saj në Kosovë dhe çfarëdo lejimi i heshtur apo i hapur i këtyre zgjedhjeve nga Qeveria e Kosovës, e bënë atë bashkorganizatore dhe legjitimuese të pranisë së Serbisë”, ka thënë  Adnan Rrustemi.

Qeveria e Kosovës nuk ka vendosur për lejimin ose jo të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të Serbisë edhe brenda territorit të Republikës së Kosovës.    Kështu ka bërë të ditur, zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Bajram Gecaj.   

“Qeveria nuk ka ende qëndrim për këtë çështje”, është përgjigjur Gecaj për gazetën “Bota sot”.  Zgjedhjet Presidenciale të Serbisë, të cilat mbahen më 2 prill, do të mbahen edhe në Kosovë.  

Në mjediset ku jetojnë serbët në Kosovë, me datën 2 prill, do të mbahen zgjedhjet Presidenciale të Serbisë. Kështu kanë konfirmuar zyrtarët e Listës Serbe.

Ndonëse Qeveria ende nuk ka ndonjë qëndrim, përfaqësues të subjekteve politike dhe njohës të çështjeve kushtetuese po i bëjnë thirrje asaj që në asnjë mënyrë të mos e lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, sepse ky akt do të përbënte shkelje të sovranitetit të shtetit.

Adnan Rrustemi, anëtarë i Komisionit Qendror Zgjedhor, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se në këto zgjedhje, serbët e Kosovës, do të votojnë si qytetarë të Serbisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat