Si mund të hiqen duart e mafias politike nga drejtësia?

Politika

Si mund të hiqen duart e mafias politike nga drejtësia?

Nga: Hava Orana Më: 23 mars 2017 Në ora: 17:13
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, gjatë intervistës me gazetaren e gazetës "Bota sot", Hava Orana - Xhukolli

Avokati i popullit, Hilmi Jashari në një intervistë për “Bota sot”, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend, ankesave të qytetarëve.

Ai ka thënë se administrata publike është një nga shkelësit më të mëdhenj të drejtave të njeriut. Ai ndër të tjera, ka deklaruar,  se duhen patur  parasysh më tepër hulumtimet e nxjerra nga IAP -ja.

“Bota sot”:A ka ankesa nga ana e qytetarëve, dhe  cilës natyrë i përkasin?

Hilmi Jashari: Vazhdimisht numër të ankesave ka dhe është gjatë gjithë kohës një trend rritje në numrin e ankesave individuale, që shtrohen para institucionit të Avokatit të Popullit, ndërsa në anën tjetër ne si institucion mbi bazën e ligjit, kemi mandat i cili na detyron me trajtu të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave, nga mandati ose funksioni i hetimeve eksofice ose hetimet që ne i nisum mbi bazën e vetiniciativës edhe kjo nismë te na kohët e fundit ka pas një efekt shumë të madh se kemi shumë raste të cilat kanë përfshirë numër të madh të qytetarëve, edhe besoj në këtë mënyrë kanë afektu më tepër në kategorinë e qytetarëve të vendit. Përmendim disa nga rastet më të mëdha që kemi pas, ishte rasti Grudiq, rasti kundër Serbisë një rast i presionit që ka përfshirë rreth 60 mijë veta. Kemi pas edhe një rast tjetër që gjithashtu e kemi nis mbi bazën e vet’iniciativës e cila përfshin mbi 117 mijë raste të mosekzekutimit të vendimeve gjyqësore,  ose një rast tjetër që ka të bëjë me mjete juridike efektive me procedura gjyqësore sidomos lidhet me konflikte adminisitrative dhe sa qytetarët e vendit kanë një mekanizëm të mirë në dispozicion për tu ankuar ndaj vendimeve që lëshon administrate. Edhe kjo gjithashtu ka afektu një numër të madh të qytetarëve, deri te rasti i fundit që i referohet pensionistave e Kosovës, ku detyrohen të  paraqiten para ministrisë për t’u argumentuar që janë gjallë dhe për të qenë në gjendje për të vazhduar pensionimin që sipas ligjit ju takon. Dhe ne e kemi konsideruar që është shkelje e qytetarëve, qoftë edhe atyre me aftësi të kufizuara të cilët detyrohen me u paraqit para këtyre mekanizmave, prandaj kombinimi me ankesat individuale dhe hetimet eksofice kanë ngritur tej mase numrin e individëve që janë potencionalisht ankues, me hetime eksofice, minimum është afërsisht 300 mijë individë, ndërsa me ankesa individuale është afërsisht 4 mijë ankesa që janë paraqit mbi baza individuale. Ndërsa sa i përket natyrës, pjesa më e madhe e tyre i referohen funksionimit të adminisitratës publike në Kosovë që përfshin nivelin komunal dhe nivelin qendror, ministrinë, ndërsa pjesa e dytë e ankesave që është thuajse e barazvlefshme në përqindjen e institucionit tonë janë edhe ankesat që kanë të bëjnë me funksionimin e sistemit gjyqësor të Kosovës, e që është zvarritja e procedurave gjyqësore dhe gjithashtu mos ekzekutimi i hetimeve gjyqësore.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat