Bajram Mjeku: Pse nuk gaboi Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së?

Politika

Bajram Mjeku: Pse nuk gaboi Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së?

Më: 23 mars 2017 Në ora: 22:48
Bajram Mjeku

Parmbrëmë, kur kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, z.Hazir Borovci mbajti fjalim me rastin e shënimit solemn të përvjetorit të 27-të të themelimit të kësaj Dege, as ka gabuar, as ka bërë ndonjë mëkat.

Që nga janari i vitit 2006, udhëheqja e Lidhjes Demokratike të Kosovës komunikon vetëm me të vdekurit. Edhe kontaktet me strukturat dhe anëtarësinë e LDK-së i mban vetëm përmes akademive përkujtimore dhe përmes organizimit të ceremonive për shprehje të ngushëllimeve. Këto manifestime dhe organizime tash 11 vjet janë bërë specialitet i LDK-së.

Hazir Borovci në fjalimin e tij nuk ka dalë jashtë skemave të partisë. Ai ka vendosur t’i ruaj parimet e partisë dhe t’i qëndrojë besnik i partisë.
Tradita vazhdon!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat