Reagon zyrtari i LDK-së që “foli” me Rugovën, ja e vërteta

Politika

Reagon zyrtari i LDK-së që “foli” me Rugovën, ja e vërteta

Më: 23 mars 2017 Në ora: 23:28
Hazir Borovci

Hazir Borovci i LDK-së,  i cili “foli” sot me presidentin Ibrahim Rugova ka reaguar për të gjithë ata që e banalizuan këtë “bisedë” të tij.

Ai ka sqaruar se çka është metafora, pasi që fjalimin e tij në përvjetorin e LDK-së e ka quajtur fjalim metaforik “Bisedë me Presidentin Rugova”.

Borovci ka thënë se në mesazhin e tij metaforik ka përmbajtje të fjalimeve të cilat Rugova i mbante sa ishte gjallë.

Lexoni reagimin e tij të plotë:

Për (b)analizuesit e fjalimit tim metaforik "Bisedë me Presidentin Rugova", një përkufizim i këtij nocioni: "Metafora është një figurë e fjalimit e cila përshkruan një objekt ose veprim në një mënyrë e cila nuk është fjalë për fjalë e vërtetë, por ndihmon për të shpjeguar diçka ose për të bërë një krahasim".

Përkundër mesazhit metaforik, përmbajtja e porosisë së fjalimit tim gjendet edhe tek fjalimet të cilat, sa ishte gjallë, i mbante Presidenti Historik Ibrahim Rugova. Vizioni i tij për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe sot, është dhe duhet të jetë një filozofi politike determinuese.

LDK ka për agjendë zhvillimin dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetit dhe nuk merret me individë tek e tuk, të cilët fshehen prapa agjendave meskine. Fuqizimi dhe masovizimi i Degës së III-të të LDK-së, duket se po i pengon dikujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat