Rrjeti i agjentëve merr udhëzime në tre shtete

Politika

Rrjeti i agjentëve merr udhëzime në tre shtete

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 24 mars 2017 Në ora: 16:51
ilustrim

“Agjentët serb janë të përgatitur, dhe me eksperiencë të gjatë në ato shërbime sekrete, e që vijnë për qëllime të rekrutimit të njerëzve të tyre në strukturat e larta, si të listës serbe ashtu edhe te delegatët e tjerë të Parlamentit të Kosovës.  Agjentët për ti mbajtur lidhjet e tyre, më së shumti takohen me këta bashkëpunëtorë në vende të panjohura të shteteve tjera si për shembull : Sofje, Bukuresht, Budapest apo edhe qytete tjera më të vogla për rreth, të cilat nuk janë të frekuentuara me qytetar që i njohin dhe që nuk i njeh askush”, ka thënë eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Agjentët e e huaj mund të hyjnë në Kosovë në lloj-lloj formash , duke përdorur maska të ndtyshme, dhe ndryshim të identitetit, kryesisht duke përdorur si urë lidhëse organizatat jo qeveritare, si gazetarë, biznesmenë etj. Madje, mund të ekzistojë edhe rreziku i rekrutimit të njerëzve të tyre, në strukturat e larta të listës serbe, të cilët janë pjesë e instituciuoneve të Kosovës. Sipas,  deputetit të  VV-së Rexhep Selimi,  agjentë dhe agjentura të huaja në Kosovë ka me bollëk.  

“Nuk është ndonjë lajm, nëse themi se Lista Serbe vepron në imteresa të Serbisë e Rusisë në Kosovë. Kjo tashmë dihet. Por, akoma problem më  i madh është që vet BIA dhe institucione tjera të Serbisë,  kanë bazat e tyre në Kosovë, dhe atë veprojnë pothuajse haptas. Prandaj, shteti i Kosovës do të duhej t'i identifikonte dhe t'i arrestonte ata që veprojnë në Kosovë kundër sovranitetit dhe interesave shtetërore të Kosovës, në radhë të parë t'i godiste agjenturat ruso-serbe”, ka thënë deputeti  Selimi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat