Zgjedhjet e ardhshme rrezikohen nga vjedhja e votës

Politika

Zgjedhjet e ardhshme rrezikohen nga vjedhja e votës

Hava Orana - Xhukolli Nga Hava Orana - Xhukolli Më 24 mars 2017 Në ora: 17:21
ilustrim

“Pra, gjendja shoqërore në bulozë është më e përshtatshme dhe më e preferuar për qeveritarët e korruptuar ,nga se në të, mbase  do të mund t'i fshihnin defektet e veta, në një anë dhe të  plasoheshin për kuotime  inmeritore ca më të larta, në anën tjetër. Sistemi zgjedhor sipas ligjit në fuqi, ka kohë që është konstatuar defektoz ,i cili si i tillë favorizon forma korruptive gjatë ponderimit të rezultateve zgjedhore”, ka thënë Riza Smaka për “Bota sot”

Ligji për reformën zgjedhore ende nuk është gati, ndërsa po pritet që shumë shpejt të shkoj vendi në zgjedhje. Zgjedhjet janë përmendur tashmë disa herë si një zgjidhje e mirë për çështjet në vend, por nuk është përmendur edhe reforma zgjedhore. Me gjasë kjo po i konvenon dikujt. Të paktën kështu thonë edhe njohësit e çështjeve juridike.

Përfaqësuesit politikë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nuk e kanë komentuar çështjen e ligjit për reformën zgjedhore. Ndërsa,  analisti Riza Smaka, ka  thënë,  se qeveritarëve ju përshtatet  gjendja shoqërore-politike, socio - ekonomike e kultorore - arsimore sa me konfuze ,nga se, në të njejtën, llogarisin të orientohen me mirë e më lehtë. “Pra, gjendja shoqërore në bulozë është më e përshtatshme dhe më e preferuar për qeveritarët e korruptuar ,nga se në të, mbase  do të mund t'i fshihnin defektet e veta, në një anë dhe të  plasoheshin për kuotime  inmeritore ca më të larta, në anën tjetër. Sistemi zgjedhor sipas ligjit në fuqi, ka kohë që është konstatuar defektoz ,i cili si i tillë favorizon forma korruptive gjatë ponderimit të rezultateve zgjedhore”, ka thënë Smaka për “Bota sot”.  Sipas të njëjtit,   ky ligj duhet të bëhet sa më parë, kur një numër jo i vogël i qeveritarëve, është padrejtësisht i pasuruar në dëmin e aseteve të qytetarëve dhe nëpërmjet parasë së pistë, të njëjtët ,sikundër deri tani do të mund të spekulonin rezultate zgjedhore të kurdisura për interesat e veta. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat