KFOR-i holandez përfundon misionin në Kosovë

Politika

KFOR-i holandez përfundon misionin në Kosovë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 23:15
Kontibuti filloi në vitin 1999 me shpërndarjen e rreth 4,000 ushtarëve holandezë

Pas 18 vitesh, Forcat e Armatosura të Holandës përfunduan kontributin e tyre për KFOR-in, kontribut i cili filloi në vitin 1999 me shpërndarjen e rreth 4,000 ushtarëve holandezë, kryesisht nga reparti i artilerisë dhe inxhinierisë.

Sipas kolonelit Theo Plijner, Holanda do të vazhdojë të mbështesë institucionet e Kosovës dhe do të vazhdojë kontributin në EULEX dhe në misionet e tjera të komunitetit ndërkombëtar, shkruan faqja zyrtare informative e NATO-s.

Në ceremoninë ku zëvendëskomandanti i KFOR-it, Christian Riener, ia dorëzoi flamurin holandez Plijnerit, kanë marrë pjesë edhe ambasadori holandez në Kosovë, Gerrie Willems, dhe shumë përfaqësues tjerë ushtarakë dhe civilë ndërkombëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat