Zbardhet skema e veprimit të agjenturave të huaja, që veprojnë në Kosovë

Politika

Zbardhet skema e veprimit të agjenturave të huaja, që veprojnë në Kosovë

Nga: Diana Bunjaku Më: 25 mars 2017 Në ora: 08:33
Agjentët sekretë, ilustrim

“Agjentët serb janë të përgatitur, dhe me eksperiencë të gjatë në ato shërbime sekrete, e që vijnë për qëllime të rekrutimit të njerëzve të tyre në strukturat e larta, si të listës serbe ashtu edhe te delegatët e tjerë të Parlamentit të Kosovës. Agjentët për ti mbajtur lidhjet e tyre, më së shumti takohen me këta bashkëpunëtorë në vende të panjohura të shteteve tjera si për shembull : Sofje, Bukuresht, Budapest apo edhe qytete tjera më të vogla për rreth, të cilat nuk janë të frekuentuara me qytetar që i njohin dhe që nuk i njeh askush”, ka thënë eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Agjentët e e huaj mund të hyjnë në Kosovë në lloj-lloj formash , duke përdorur maska të ndtyshme, dhe ndryshim të identitetit, kryesisht duke përdorur si urë lidhëse organizatat jo qeveritare, si gazetarë, biznesmenë etj. Madje, mund të ekzistojë edhe rreziku i rekrutimit të njerëzve të tyre, në strukturat e larta të listës serbe, të cilët janë pjesë e instituciuoneve të Kosovës. Sipas, deputetit të  VV-së Rexhep Selimi,  agjentë dhe agjentura të huaja në Kosovë ka me bollëk.  “Nuk është ndonjë lajm, nëse themi se Lista Serbe vepron në imteresa të Serbisë e Rusisë në Kosovë. Kjo tashmë dihet. Por, akoma problem më  i madh është që vet BIA dhe institucione tjera të Serbisë,  kanë bazat e tyre në Kosovë, dhe atë veprojnë pothuajse haptas. Prandaj, shteti i Kosovës do të duhej t'i identifikonte dhe t'i arrestonte ata që veprojnë në Kosovë kundër sovranitetit dhe interesave shtetërore të Kosovës, në radhë të parë t'i godiste agjenturat ruso-serbe”, ka thënë deputeti  Selimi.

 Agjentë të maskuar

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava ka pohuar, se agjentët e huaj në pamje janë qytetarë të rëndomtë, dhe udhëtimet e tyre i bëjnë të tilla, në mënyrë që mos të bien në sy, apo mos të jenë të vëmendshëm, për qytetarët e shtetit ku shkojnë, e sidomos të shërbimeve të sigurisë të atij shteti ku udhëtojnë.Sipas tij,varësisht qëllimeve dhe detyrave çfarë i kanë, ata iu përshtaten dhe i adaptohen mesit aty ku zhvillojnë vizitat.  “Shpesh herë agjentët në udhëtimet e tyre për të mos rënë në sy të qytetarëve apo edhe shërbimeve të sigurisë, bartin dokumentacione me identitet tjetër. E në raste të ndryshme varësisht nga rrethanat dhe qëllimet e tyre, ata dinë edhe të maskohen, me maska të ndryshme, si mjekër  apo mustaqe që të jenë anonim për të tjerët, në mënyrë që mos t’i njohin. Në situata kur bartin maska, ata i kushtojnë rëndësi edhe dokumenteve të identifikimit që të përputhen me pamjet e tyre në foto. Nëse në institucionet e Kosovës gjenden njerëz që i kanë shërbyer shteteve të këtyre agjentëve për të cilët po flasim, gjithnjë ekziston rreziku i rekrutimit dhe të angazhimit të tyre për ato shtete që dikur iu kanë kontribuar dhe kanë qenë bashkpunëtorë të tyre”, ka thënë Tërnava. Ai ka vlerësuar se edhe vetë në Listën Serbe mund të jenë agjent të shërbimit sekret të Serbisë, të cilët gjithnjë marrin detyra prej shërbimit sekret BIA të Serbisë. “Agjentët serb janë të përgatitur, dhe me eksperiencë të gjatë në ato shërbime sekrete, e që vijnë për qëllime të rekrutimit të njerëzve të tyre në strukturat e larta, si të listës serbe ashtu edhe te delegatët e tjerë të Parlamentit të Kosovës. Agjentët për t’i mbajtur lidhjet e tyre, më së shumti takohen me këta bashkëpuntorë në vende të panjohura të shtetëve tjera si për shembull : Sofje, Bukuresht, Budapest apo edhe qytete tjera më të vogla për rreth, të cilat nuk janë të frekuentuara me qytetar që i njohin dhe që nuk i njeh askush. Aty iu japin detyrat konkrete që duhet ti kryejnë në shtetin e vet, e që dihet se ato detyra iu shkojnë në favor urdhër dhënësve  të këtyre detyrave. Në raste të hamendjes apo të refuzimit të kryrjeve të atyre detyrave, urdhërdhënësi ka materiale shantazuese e kompromentuese për të kaluarën e tyre, ose të familjeve të tyre. Në të shumtën e rasteve ata dinë madje edhe të kërcënojnë, e që për të kaluarën jo të pastërt mund të ketë ndikime shumë negative për ta”, ka thënë Tërnava. Ish anëtari i SHIK-ut Naim Miftari ka thënë, se axhendat e Serbisë, zakonisht hyn në Kosovë si gazetarë por hyjnë edhe përmes OJQ –ve ndërkombëtare si dhe përmes Ambasadave të huaja ose zyrave diplomatike që veprojnë në Kosovë. “Kosova duhet të ketë kujdes sidomos nga agjentët rus, serb por edhe francez pasi axhenda e tyre dhe axhenda e synimit të popullit tonë nuk janë të njëjta. Po ashtu më së  shumti ndikim sot ka BIA-UDB-ja serbe, pasi ka qasje në të gjitha strukturat shtetërore të Kosovës dhe janë shumë mirë të informuar. Është e pamundur t’ju ndalohohet 100 për qind veprimtaria këtyre agjenturave dhe shërbimeve sekrete. Por, kur t’ju vështirësohen punët atyre që nuk kanë mendim të mirë për vendin tonë, atëherë duhet të kemi kujdes edhe nga FSB-KGB ruse e cila vjen përmes OJQ-së dhe kinse janë gazetarë”, ka thënë ish antari i SHIK-ut Naim Miftari.

Depërtimi i agjentëve të huaj në Kosovë

Njohësi i çështjeve të sigurisë Jeton Kelmendi ka thënë, se qarqet e caktuara të sigurimeve intelegjente të ndryshme në Kosovë hyjnë dhe dalin pa u penguar fare.Sipas tij, që nga çlirimi i Kosovës dhe futja nën ombrellën e e Administratës së Kombëve të Bashkuara në Kosovës, këtu kanë kaluar dhjetra shërbime të intelegjencës të cilët kanë punuar për intersat  e vendeve dhe grupeve prej nga vjnë.“Çështja e këtyre shërbimeve dhe agjendëve të caktuar është shumë e kolavitur dhe këta agjendë të huaj mund të vijnë gjithmonë duke u nisur nga aspekti teorik profesional  dhe mund të hyjnë nën obrellën e çfardo lloj mekanizmit qoftë përfaqësues të mediave  ashtu siç ishte edhe rasti me gazetarët rus. Po ashtu këta perosona mund të hyjnë edhe si përfaqësues dhe investitorë të biznesit mekanzimat, si dhe përmes organizatave jo qeveritare. Këtu madje ka pjesë të këtyrë shërbimëve edhe nga lista serbe si dhe nga qarqet e caktuara serbe politike që veprojnë në  Kosovë”, ka thënë Kelmendi.Ai ka vlerësuar se lista serbe është komplet e dirigjuar nga shërbimi i intelegjent i Beogradit , pasi edhe sikur ndonjëri nga ata të ketë vullnet të mirë në Kosovë, megjithatë nuk guxojnë që ti lëvizin assesi intersat e Serbisë.“Pra asnjëri deri më tani nga lista serbe nuk punon dhe nuk ka punuar që nga themelimi i kësaj liste për intersat e serbeve dhe qytetarëve serb të Kosovës, por vetëm për intersat politike të Beogradit, e kryesisht të liderëve që qeversin në Beograd . Pra, ashtu siç kemi tani rastin e Vuçiçit, më herët të Tadiçit dhe kështu me radhë,” është shprehur Kelmendi.  Ndryshe analisi politik Rexhep Shahu ka vlerësuar, se agjentët e huaj hyjnë në Kosovë, sepse Kosova është e hapur, dhe nuk ka struktura speciale të kualifikuara dhe nuk pretendohet kjo kur ende është Serbia ajo që ka në dorë çelsat e sekretëve të Kosovës ose dosjet e shërbimëve të fshehta të Kosovës. “ Në Kosovë agjentët e shërbimëve të huaja sekrete mund të veshin kostume diplomatësh, sidomos kostume organizatash jo fitimprurëse të shoqërisë civile, të grupeve të shumta fetare të sektëve të ndryshme, të feve të vogla që kujtojnë se do të gjejnë aplikantë e përkrahës në Kosovë. Agjentët e huaj mund të infiltrohen kudo dhe jo vetëm tek Lista serbe”, është shprehur Shahu. Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi ka thënë, se çështja e futjes së njerëzve që kanë qenë në shërbim të shtetit serb ka filluar menjeherë pas çlirimit.  Sipas tij, nën udhëheqjen e UNMIK janë futur në punë kryesisht njerëzit që kanë ardhur nga ish pushteti, madje ka mendime se nga UNMIK, kryesisht janë punësuar të ish regjimit.  “Kështu kemi policët, gjyqtarët, prokurorët dhe administratorët e ish regjimit të punësuar, duke iu dhënë atyre përparësi. Kjo ka vazhduar edhe pas shpalljes së pavarësisë. Edhe sot po punësohen në vendet kyçe, kryesisht njerëzit dhe të afërmit e të punësuarve të ish regjimit. Duket se ata janë të ndëgjueshëm dhe lehtë të shantazhuar. Natyrisht se Serbia është prezente edhe me Listën Serbe, me komunat serbe dhe më shumë firma e menyra tjera, që vijnë kryesisht nga vartësia ekonomike”, ka thënë Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat