Hoxhaj pranon zyrtarisht notën e njohjes nga Bangladeshi

Politika

Hoxhaj pranon zyrtarisht notën e njohjes nga Bangladeshi

Më: 25 mars 2017 Në ora: 10:50
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar njohjen e Pavarësisë së vendit tonë nga ana e Bangladeshit më 27 shkurt 2017, ndërsa sot ka marrë notën origjinale të njohjes nga Bangladeshi.

“Kjo është nota origjinale e njohjes nga Bangladeshi e cila i është dorëzuar misionit tonë diplomatik në Washington. Nga dje është vendosur në arkivin e Ministrisë së Jashtme me 113 letrat tjera të njohjeve”, ka shkruar kryediplomati kosovar në llogarinë e tij në Facebook.

Notën origjinale e ka pranuar edhe kryeministri Isa Mustafa në formë elektronike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat