Dukagjin Gorani i deleguari i Vetëvendosjes te Erdogan

Politika

Dukagjin Gorani i deleguari i Vetëvendosjes te Erdogan

Më: 25 mars 2017 Në ora: 16:11
Dukagjin Gorani me Visar Ymerin dhe Dardan Molliqajn

Ish-Këshilltari i Hashim Thaçit, tash, zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani, duket se tash ka marrë rolin e të deleguarit të Albin Kurtit te Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Gorani së fundmi ka marrë pjesë në një takim me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ky njoftim nuk është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, por nga një student i Kosovës në Ankara. Ai ka njoftuar se bashkë me Goranin kanë qenë pjesë e takimit me Presidentin e Turqisë.

“Me prof.Dukagjin Goranin, në takimin e organizuar nga Presidenti i Turqisë për rajonin e Ballkanit”, ka shkruar studenti.

Lidhjet e Erdogan me zyrtarët e Vetëvendosjes kanë ardhur pas refuzimit të Qeverisë për t’i mbyllur shkollat turke të Fetullah Gulenit në Kosovë. Në këtë mënyrë, raportet e Erdoganit janë ftohur me zyrtarët e PDK’së dhe LDK’së

Image

Në këtë situatë, Lëvizja Vetëvendosje në heshtje është duke forcuar lidhjet me pushtetin e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat