Thaçi tregon dy mundësitë që të ndodhin zgjedhje në vend

Politika

Thaçi tregon dy mundësitë që të ndodhin zgjedhje në vend

Më: 25 mars 2017 Në ora: 17:39
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: Bota sot

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka treguar skenaret për zgjedhjet e mundshme në Kosovë.

Ai në një intervistë ekskluzive për gazetën Bota sot ka treguar se ekzistojnë dy mundësi për mbajtjen zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

 Në pyetjen tonë se a do të ishin zgjedhjet, zgjidhje për këtë ngërç politik, Presidenti u përgjigj si më poshtë.

"Unë ushtroj autoritetin tim Kushtetues dhe ligjor, respektoj afatet e rregullta kushtetuese dhe ligjore për organizimin e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme. Janë dy mundësi që të ndodhin zgjedhje. Që partnerët e koalicionit nëse humbin numrat në Kuvend, atëherë domosdoshmërisht, Kuvendi shkon në zgjedhje të parakohshme, apo përmes vullnetit dhe pëlqimit paraprak të partnerëve të koalicionit, siç ka ndodhur në Kosovë edhe më herët. Por një gjë të tillë, unë as që e kam diskutuar me partenerët e koalicionit. Një kërkesë apo diçka të tillë nuk e kam as në tavolinën time." - ka shtuar më tej presidenti Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat