Thaçi dhe ushtria: Nuk e kemi ndërmend ta presim Listën Serbe

Politika

Thaçi dhe ushtria: Nuk e kemi ndërmend ta presim Listën Serbe

Më: 25 mars 2017 Në ora: 21:57
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi vazhdon të këmbëngul se do të formohet ushtria e Kosovës më ose pa mbështetjen e Listës Serbe. Sipas tij, në momentin që Qeveria do ta procedoj projektligjin për ushtrinë në Kuvend do të nisin procedurat për formimin e saj sa më shpejtë.

Por, në Qeveri bëjnë të ditur se projektligji për ushtrinë nuk do të procedohet në Kuvend pa mbështetjen e SHBA-së dhe NATO-s. Analistë politik vlerësojnë se bashkësia ndërkombëtare duhet të garantoj se do t’i bind serbët që t’i votojnë ndryshimet kushtetuese, ndryshe thonë se iniciativa e presidentit Thaçi që ushtria të formohet përmes ligjit duhet të jetësohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat