Thaçi tregon se si do t’a bind NATO-n dhe SHBA-të për ushtrinë e Kosovës

Politika

Thaçi tregon se si do t’a bind NATO-n dhe SHBA-të për ushtrinë e Kosovës

Nga: Bota sot Më: 26 mars 2017 Në ora: 10:11
Presidenti i vendit Hashim Thaçi gjatë intervistës dhënë gazetës "Bota sot"

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në intervistën ekskluzive për  gazetën “Bota sot”, ka folur edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova do ta ketë së shpejti Ushtrinë e saj, ndonëse nuk ka përmendur ndonjë ditë apo datë.

“Unë kam iniciuar themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, edhe në vitin 2014, mirëpo për shkak të zhvillimeve politike në atë kohë, kjo çështje është shtyrë deri më tani. Mendoj, se kjo duhet të ndodhë pikërisht tani në një proces konsensual, qytetar dhe politik, në Republikën e Kosovës, gjë që është krijuar  dhe në një partneritet të ngushtë edhe me NATO-n edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk mund të them datën ose ditën, se kur do të ndodhë, por ky proces ka filluar, do të jetë i suksesshëm dhe do të përmbyllet me një vendim efektiv të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pikërisht në këtë periudhë kohore”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

I pyetur nga gazeta se si do të bind NATO-n, BE-në dhe SHBA-në se vendimi për krijimin e ushtrisë ishte i duhur, ai është shprehur se ka besim të plotë që kjo çështje do të përmbyllet suksesshëm dhe partneritet të ngushtë me aleatët e Kosovës.

“Kemi një dallim në metodologjinë që duhet të ndiqet. Mendoj se kjo çështje do të tejkalohet dhe do të harmonizohet në ditët e ardhshme dhe unë kam besim të plotë që do të përmbyllet suksesshëm dhe në partneritet të ngushtë”, ka thënë presidenti Hashim Thaçi.

Lexoni edhe këto

Cili është mendimi i Thaçit për presidentin Ibrahim Rugova?

Presidenti flet për “betë” me 124 pleq për vrasjen e Haki Imerit

Thaçi tregon dy mundësitë që të ndodhin zgjedhje në vend

A ka rrezik për luftë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Ja çfarë thotë Presidenti Thaçi

Kosova, padi Serbisë për gjenocid

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat