Naim Bazajt i shpërblehet rikthimi në PDK, i punësohet vëllai në Postë

Politika

Naim Bazajt i shpërblehet rikthimi në PDK, i punësohet vëllai në Postë

Më: 26 mars 2017 Në ora: 11:53
Bazaj dhe Veseli

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Bazaj, i cili para disa muajsh ishte larguar nga kjo parti për të garuar për kryetar të Drenasit, e që më pas u tërhoq nga gara, duket se nuk e ka bërë pa ndonjë interes.

Blic nga burime të sigurta ka marrë vesh se para disa javësh në Postën e Kosovës është punësuar vëllai i Naim Bazajt, Fitim Bazaj.

Në listën e të punësuarve në Postë, ku Fitim Bazaj e mban postin e postierit me orar jo të plotë.

“Para disa javësh është punësuar në Postë, vëllai i Naim Bazajt, Fitimi. Bashkë me të, këto ditë janë punësuar edhe disa njerëz të tjerë të PDK-së”, tha burimi brenda Postës së Kosovës.

Ndryshe, Naim Bazaj në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, i kishte hyrë garës, madje duke akuzuar rëndë PDK-në.

Mirëpo, i është dashur vetëm një takim me kreun e PDK-së, Kadri Veseli që Bazaj të tërhiqe nga kjo garë, dhe kësisoj ta mbështes kandidatin e kesaj partie, Ramiz Lladrovcin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat