Ushtria e Kosovës dhe kërcënimet e Vuçiçit

Politika

Ushtria e Kosovës dhe kërcënimet e Vuçiçit

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 26 mars 2017 Në ora: 17:14
Forca e Sigurisë së Kosovës

Që nga momenti kur Presidenti Hashim Thaçi përmendi ndryshimet në ligjin për FSK –në, për të formuar Ushtrinë, nuk ka munguar debati mes partive politike, një pjesë e të cilave, po deklarohen për efekt zgjedhorë.

Ndërsa nga njëra anë lëshohet alarmi, se Kosova po rrezikohet nga Rusia dhe se  kjo e fundit po armatos Serbinë, nga ana tjetër, nga spektri politik në Kosovë, herë vijnë mesazhet se janë të gatshëm që të procedojnë ligjin për formimin e Ushtrisë, e herë tjetër vijnë deklaratat skeptike të tipit, se Kosova ende nuk është e gatshme për të formuar Ushtrinë.

Dikush i fryen  mungesës së buxhetit, dikush kapacitetit ushtarak e dikush reagimit kundër të ndërkombëtarëve. 

E ndërkohë Kryeministrit serb Aleksandër Vucic, deklarohet se me Kosovën do të bëjë atë që ka bërë Tito. “Unë nuk bëj asnjëherë ndokënd fajtor, por parlamenti i Prishtinës vendosi për bllokimin e dialogut.

Gjithashtu ata përkundër Kushtetutës kërkojnë krijimin e Ushtrisë së Kosovës, të na marrin të gjitha pronat tona në Kosovë dhe përgatiten për një instancë gjyqësore për ti fajësuar gjithë serbët për krimet e luftës. Atëherë ku ishte gabimi ynë? Unë e kam pyetur Isa Mustafën (kryeministrin e Kosovës) dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje.

Megjithatë ne jemi gati për të diskutuar me ata. Kur unë bisedova me Angela Merkel, nuk kritikova kolegët e mi të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat