Lista Serbe kthehet në Kuvend, për të “luftuar kundër Ushtrisë së Kosovës”

Politika

Lista Serbe kthehet në Kuvend, për të “luftuar kundër Ushtrisë së Kosovës”

Më: 26 mars 2017 Në ora: 20:53
Lista Serbe

Deputetët e Listës Serbe kanë vendosur që të kthehen në Parlament.

Këtë e tha, shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, duke shtuar se këtë e bëjnë “që t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ta pengojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës”.

Për kthimin në kuvend Simiq ka thënë se kanë vendosur, “duke marrë parasysh interesat e popullit serb në Kosovë, si dhe situatën komplekse të politikës dhe sigurisë në Kosovë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat