A është e gatshme t’i çoj në burg bashkëpartiakët e saj nga PDK-ja ministrja Hoxha?

Politika

A është e gatshme t’i çoj në burg bashkëpartiakët e saj nga PDK-ja ministrja Hoxha?

Nga: Bota sot Më: 27 mars 2017 Në ora: 11:01
Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth asaj se si e ka gjetur situatën në këtë ministri, kur e kishte marrë postin.

Ajo ka thënë se çdo zyrtar me aktakuzë është suspenduar deri në përfundim të procesit dhe do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit.

“po ashtu, kam kërkuar të dihet zyrtarisht për çdo zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë mos është nën akuzë që të merren masa”, ka pohuar ministrja Hoxha.

Ajo është zotuar se MD-ja do të zbatojë ligjin, me parimin se askush nuk do të jetë mbi ligjin.

E pyetur nëse ajo është e gatshme të çojë prapa grilave bashkëpartiakët e saj nga PDK-ja, Hoxha ka thënë se MD nuk është polici, prokurori e as gjykatë.

“Veproj dhe punoj brenda kompetencave dhe mandatit tim që fare nuk kanë të bëjnë me dërgimin e askujt në burg. Pavarësia e gjyqësorit është e paprekshme dhe do të jap kontributin tim maksimal që të forcohet pavarësia e gjyqësorit”, ka deklaruar ministrja e Drejtësisë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat