“Syri i Popullit” dhe lidhja e saj me Moskën?!

Politika

“Syri i Popullit” dhe lidhja e saj me Moskën?!

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 27 mars 2017 Në ora: 12:49
Murat Jashari, i akuzuari kreysor për palgosjen e Azem Vllasit, pjesëtar i të ashtuquajturës "Syri i Popullit"

Kohë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në njërën ndër intervistat e tij televizive ka thënë se janë 26 personalitete në listën e ekzekutimeve nga organizata “Syri i Popullit”. Kjo deklaratë e Presidentit Thaçi erdhi pas plagosjes së avokatit, Azem Vllasi.

“Në listë janë 26 njerëz të cilët sipas kësaj organizate terroriste duhet të ekzekutohen. Aty janë liderë të ndryshëm politik të Kosovës, bartës të luftës së fundit, gazetar, opinionit e komandat të ndryshëm të luftës”, ka thënë Thaçi.

Thaçi poashtu ka thënë se pjesë e kësaj liste janë edhe prijës fetar të ndryshëm dhe personalitete që kanë ndihmuar në shtetformim të këtij vendi.

“Kur shihet se nga kush përbëhet ajo listë e personave për ekzekutim, lidhshmëria e qartë është me lidhjet jo mike të Serbisë e që dalin drejt në Moskë”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, lidhur me këtë deklaratë të Presidentit Thaçi, dhe lidhjet e organizatës “Syri i Popullit”, me Moskën, ashtu siç thotë presidenti, gazeta “Bota sot” ka kontaktuar edhe me AKI-në dhe Policinë e Kosovës, nëse këto dy institucione kanë informacione rreth çështjes në fjalë, mirëpo nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Kurse në media është publikuar një listë e personaliteteve që planifikuar të ekzekutohen nga “Syri i Populli”. Sipas kësaj liste, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, janë vetëm disa nga personat që ishin cak i ekzekutimit.

Po ashtu në këtë listë janë përfshirë edhe politikanë të tjerë nga opozita, publicist e njerëz të mediave.

Sa e rrezikuar është Kosova nga organizatë?

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se Kosova gjithnjë është e rrezikuar nga gjithkush që punon kundër interesave të saja, e sidomos kur shteti i ynë është i brishtë dhe në formim e sipër. Edhe qytetarët e saj nëse nuk i mbrojnë interesat e Kosovës i bëjnë dëme të mëdha këtij vendi.

“Nëse organizata "Syri i Popullit" siç po deklaron Thaçi ka lidhje me Moskën, e që ai duhet ta dijë se dikur i ka takuar këtij grupit të LPK, dhe jo vetëm ai, por edhe shumë të tjerë, e që dinë edhe të mburren për këtë organizatë dhe të kaluarën e tyre, është e kuptueshme se munden t’i sjellin dëme të mëdha vendit tonë i cili po ballafaqohet me probleme të mëdha si ato ekonomike, papunësinë, demarkacionin, asociacionin, liberalizimin e vizave, rrugëtimin e ashpër drejt BE-së dhe si e tillë është i vetmi regjion i izoluar në Ballkan jashtë BE-së”, thotë Tërnava për “Bota sot”.

Sipas tij, çdo lidhje që të ketë kjo organizatë me Moskën, gjithsesi ka edhe me Beogradin dhe me tjera shtete armiqësisht të drejtuara ndaj Kosovës, i cili po na i shkakton të gjitha të këqijat e tanishme për shtetin e Kosovës.

“Vetëm sjelljet dhe bllokimi në Parlament, i cili bëhet nga ana e Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës, për mos miratimin e ligjit të ushtrisë e të tjera ligje, që me planin e Ahtisarit është prapa kjo kompetencë si e domosdoshme nga ana e Listës Serbe. Arsyeja e kësaj organizate "Syri i Popullit" që të veproj dhe t’i ndërmerr këto akte terroriste si në rastin e Azem Vllasit, e ka për qëllim që të shkaktoj tollovi dhe huti në këto kohëra të turbullta para fillimit të Gjyqit Special në Hagë, mes udhëheqësve apo komandantëve të partive të ndryshme, dhe t’i tregohet faktorit ndërkombëtar se gabimisht po investojnë në Kosovë, se ky popull nuk ka mundësi me e krijuar shtetin e tyre dhe udhëheqjen e këtij shteti”, vlerëson ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat