Haliti: Nuk e di nëse do të ketë zgjedhje, jemi duke funksionuar mirë

Politika

Haliti: Nuk e di nëse do të ketë zgjedhje, jemi duke funksionuar mirë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 13:47
Xhavit Haliti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës

Xhavit Haliti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit bëri të ditur se të enjten dhe të premten do të mbahen seancat plenare.

Ai tha se këto seanca do të mbahet edhe interpelanca për kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin, Blerand Stavileci.

Haliti ka folur edhe për punën e Kuvendit dhe koalicionin qeverisës.

“Nuk jam unë ai që do të shpall prishjen e koalicionit përderisa jemi duke funksionuar shumë mirë”, tha ai, duke shtuar se nuk di nëse do të ketë zgjedhje.

Sipas tij, Kuvendi nuk është sabotuar, por është papërgjegjësi e deputetëve që nuk marrin pjesë në seancë si pasojë e asaj që nuk ka penalizime për ta.

Ndërsa sa i përket kthimit të Listës serbe në Kuvend, ai tha se është në interesin e tyre që ta përfaqësojnë komunitetin serb.

“Nuk jam pjesë e negocimit me ta, edhe qeveria edhe grupet parlamentare janë ata që do të bisedojnë në lidhje me çeshitet që janë në interes të tyre”, tha Haliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat