Gjunjëzimi i Listës serbe

Politika

Gjunjëzimi i Listës serbe

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 27 mars 2017 Në ora: 17:33
Lista Serbe

Qasja politike e Beogradit ndaj subjekteve politike serbe në Kosovë, shpeshherë ka krijuar debate për mjaft procese që janë lënë përgjysëm . Dihet se për formimin e Ushtrisë, per miratimin e Ligjit për Trepçen apo dhe në procese të tjera, Lista serbe, ka dalë kundër në Kuvendin e Kosovës, natyrisht me urdhëra të Beogradit. Një veprim i tillë është parë dhe është komentuar  jo vetëm si minim  i institucioneve të Kosovës, por edhe si minim i  investimit shumë vjeçar të bashkësisë ndërkombëtare.

Edhe vetë zyrtarët e Kosovës, në mjaft raste kanë deklaruar,  se Lista serbe është  e krijuar dhe ndërtuar nga Beogradi, për të luftuar për interesat e tij dhe jo për interesa të komunitetit serb. Madje nga politikanët janë hedhur dyshime për skenarë të ndryshëm të Beogradit, sidomos në temën më të nxehtë të momentit që ka të bëjë me themelimin  e Ushtrisë. Së fundmi, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se Lista Serbe komandohet nga Qeveria e Serbisë. Sipas tij, deputetët serbë nuk i frikësohen krijimit të FAK-ut. “Lista Serbe komandohet nga Beogradi.

Po qe se ata janë dakord, ne shkojmë nesër dhe votojmë. Ndërsa ata që e kanë përgjegjësinë e koalicionit ata duhet të gjejnë rrugën për krijimin e FAK-ut. Kësisoj, nuk ma merr mendja që serbët i frikësohen ushtrisë por e kanë si lloj xhokeri”, ka thënë Haradinaj në një emision televiziv.

Por, Presidenti Hashim Thaçi ka këmbëngulur që për shkak të pengesës nga Lista serbe, të bëhen ndryshimet në Ligjin për FSK –ën dhe më pas të themelohet Ushtria.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat