Kriminelët serb, të paprekshëm në Kosovë

Politika

Kriminelët serb, të paprekshëm në Kosovë

Nga: Gresa Bajraktari Më: 30 mars 2017 Në ora: 16:48
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli / Foto "Bota sot"

“Ata kanë ardhur në Kosovë,  kanë dhunuar gra dhe vajza, kanë djegur e shkatërruar, kanë vrarë burra gra fëmijë e pleq, askush nuk i ndjek dhe ka dëshmi se kriminelët e tillë sillen nëpër Kosovë dhe kanë gjetur këtu njëfarë mbrojtje të heshtur”, ka thënë Pacolli, i pyetur se përse nuk ndiqen  serbët për krimet e luftës në Kosovë.

Bota sot: Sa i përket koalicioneve thatë që jeni të hapur për të gjithë. Po sa i përket partisë Alternativa.

Behgjet Pacolli: Nëse është ndonjë parti politike nuk ka problem.

Image
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, gjatë intervistës me gazetaren e gazetës "Bota sot", Gresa Bajraktari/ Foto "Bota sot"

Bota sot: Por kryetarja e kësaj partie është ish partiake e juaja?

Behgjet Pacolli: Nuk punojmë as me zili as me inate. Nuk kemi inate për këta njerëz. Nëse edhe ata janë të gatshëm të implementojnë programin e AKR-së, apo nëse kanë diçka më të mirë për të propozuar le të vijnë me propozime, pa marrë parasysh kush janë ata.

Bota sot: Një çështje që është folur shumë është edhe Gjykata Speciale...

Behgjet Pacolli: Nuk shprehen fare për këtë pasi nuk e kam votuar fare Gjykatën Speciale dhe nuk mendoj se i është dhënë një mandat i drejtë, pasi ajo trajton vetëm një periudhë shumë të shkurtër dhe kjo nuk është një problem i madh që e mundon qytetarin e Kosovës. Është dashur një gjykatë që e heton prej luftës e këndej. Por përpos asaj që do të trajtojë  do të duhej të trajtohen krimet ekonomike që i janë bërë Kosovës për këto 18 vite, prandaj personalisht besoj shumë pak në efektivitetin e asaj gjykate, që është votuar nga Kuvendi i Gjykatës Speciale.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat